Kongresistët Amerikanë njoftohen me shkeljet e të Drejtav të Njeriut në Luginën e Preshevës

Diaspora

Kongresistët Amerikanë njoftohen me shkeljet e të Drejtav të Njeriut në Luginën e Preshevës

Nga: Beqir SINA - New York Më: 10 tetor 2015 Në ora: 16:24

WASHINGTON D.C: Faton Bislimi, Senior Fellow / Managing Director, anëtari i bordit të Ligës Shqiptare-Amerikane, i cili shoqëron delegacionin e Liginës së Preshevës, këto ditë në Uashington, shkruan në statusin e tij në facebook në fillim të kësaj vizite se :”Rrugës për Washington, DC për çështjen e Luginës së Preshevës! Vëllezërit dhe motrat tona atje nuk janë të harruar... Lobi ynë në SHBA ka qenë dhe mbetet gardiani i vërtetë i kauzes sonë kombëtare!

Publicisti Faton Bislimi si dhe njohës i çështjes Shqiptarë, më tej thotë duke pustuar edhe një foto album se :”Ishte me të vërtetë impresionuese pritja në Komisionit Kongresional "Tom Lantos" për të Drejtat e Njeriut, me Drejtorin e Komisionit, z. Carson Middleton. Takimet mandej vazhduam, sqaron ai, edhe me Ambasadoren e Kosovës në Uashington Vlora Çitaku dhe mikun e madh te shqiptareve Amb. Willam Walker, për të përfunduar me një darkë vëllazërore, tek Shoqata e Shqiptarëve në Uashington "Shqiponja e Lirë" të organizuar nga Lulzim Shabiu dhe Sab Gashi.











Më tej ai flet për takime të ngjeshura në Washington, DC për Luginën e Preshevës në Departamentin e Shtetit, Zërin e Amerikës, Ambasaden e Shqipërisë, si dhe përcjellja e ndeshejes së futbollit Shqipëri - Seerbi në një lokal shqiptar në Washington DC!
Ndërkohë, shtypi shqiptar nga Lugina e Preshevës, shkruan sot se në ditën e dytë të vizitës në Washington, DC, delegacioni i Luginës së Preshevës pati një takim pune me Drejtorin e Komisionit “Tom Lantos” për të Drejtat e Njeriut të Kongresit Amerikan, z. Carson Middleton, me të cilin u diskutua çështja e pazgjidhur shqiptare në Luginë. Në ambientet e këtij Komisionit Kongresional në Capitol Hill, Kryetari Mustafa i Preshevës dhe Kryetari Arifi i Bujanocit prezantuan problemet më madhore me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ata e njoftuan drejtorin e këtij komisioni, që bashkeudhëhiqet nga Kongresisti Republikan Pitts dhe ai demokrat McGovern, me abuzimet drastike të të drejtave të njeriut dhe atyre kombëtare që Serbia ushtron ndaj shqiptarëve të Luginës. Kryetarët Mustafa dhe Arifi vënë theks të veçantë mbi diskriminimin nacional që i bëhet shqiptarëve në Luginë përmes medotave moderne dhe perfide të represion serb kundrejt popullatës autoktone shqiptare në këtë rajon me qëllim të largimit të sa më shumë shqiptarëve nga Lugina.
Nga ana e tij, Drejtori Middleton në emër të Komisionit “Tom Lantos” për të Drejtat e Njeriut në Kongresin e SHBA-ve, falënderoi z. Bislimi nga Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane për aranzhimin e këtij takimi dhe Kryetarët Mustafa e Arifi për elaborimin faktit të gjendjes së rëndë të shqiptarëve ne Luginë. Z. Middleton shprehu gatishmërine e tij dhe të Komisionit në fjalë për të ndjekur në vazhdimësi dhe nga afër zhvillimet në Luginë si dhe për të bërë presion në administratën amerikane që vend të posaçëm në diplomacinë e SHBA-ve kundrejt Ballkanit dhe veçanërisht Serbisë t’i jepet çështjes së Luginës së Preshevës. “Ne do të jemi avokues për zbatim dhe realizim të plotë të drejtave të njeriut në rajonin tuaj,” ka thënë z. Middleton, duke shtuar se Komisioni Kongresional për të Drejtat e Njeriut do të jete i gatshëm të vazhdojë komunikimin me autoritetet lokale të Luginës për të qenë nga afër të njoftuar me gjendjen atje.
Wilam Walker i brengosur për spastrimin e Luginws sw Preshevës

Ndërkohë, pasdite, delegacioni u takua edhe me Ambasadorin William Walker, me të cilin ndanë po të njëjtat shqetësime të shqiptarëve në Luginë. Ambasadori Walker u shpreh se ishte shumë i pikëlluar që Serbia ende po vazhdon me politiken e saj të vjetër shoviniste kundrejt shqiptarëve. Ai po ashtu shprehu përkrahjen e pa rezervë të tij për qasjen e lidershipit shqiptar në Luginë për të kërkuar të drejta që të paktën i përafrohen të drejtave të minoritetit serb në Kosovë. Ambasadori Walker shprehu edhe gatishmërinë e tij që me miq të vet që mbajnë pozita të larta në SHBA të vizitojë Luginën e Preshevës dhe të informohet për së afërmi me gjendjen atje, të cilën ai e konsideron të papranueshme. “Eshtë tejet brengosëse që në këtë kohë kur Serbia pretendon të bëhet anëtare e BE-së të trajtojë me kaq brutalitet politik dhe diskriminim etnik popullatën shqiptare në Luginën e Preshevës. Ajo që po mësoj sot nga ju është jo më pak se një mënyrë e re e Serbisë për spastrim të Luginës nga shqiptarët, deri diku siç bënte Millosheviqi në Kosovë në vitet e 1990-ta,” ka thënë Walker, duke shtuar se kjo vizitë e delegacionit të Luginës në SHBA është shumë e rëndësishme sepse po zgjon interesim të jashtëzakonshëm për Luginën tek qarqet vendimmarrëse amerikane.
Vlora Çitaku: Do të jem ambasadore edhe për Luginën e Preshevës

Gjatë ditës, delegacioni pati edhe një takim me Ambasadorën e Republikës së Kosovës në Washington, DC, znj. Vlora Citaku. Znj. Citaku e falënderoi delegacionin për vizitën dhe i siguroi ata se Ambasada e Kosovës në DC është edhe shtëpi e tyre. Kryetari Mustafa, duke çmuar gatishmërinë e Ambasadores Citaku për të përkrahur kërkesat e drejta të shqiptarëve të Luginës, e ngarkoi atë edhe me detyren simbolike të të qenurit Ambasadore edhe e Luginës së Preshevës, gjë të cilën znj. Citaku e pranoi me kënaqësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat