Përleshje e rëndë mes shqiptarit dhe tunizianit në Austri

Diaspora

Përleshje e rëndë mes shqiptarit dhe tunizianit në Austri

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 16:39

Të Premten në mëngjes, rreth orës 4:15 në qytetin kufitar austriak Klagenfurt, një shqiptar nga Kosova, 43 vjeçar, është përleshur me azilkërkuesin nga tunizia, 25, ku si pasojë ka mbetur i plagosur shqiptari, ndërsa tuniziani ka ikur nga vendngjarja.

Deri sa shqiptari ka rrahur me grushta në fytyrë tunizianin, ky i fundit ka ikur në kuzhinë ku me vete ka sjellë edhe thikën me të cilët ka arritur ta plagosë rëndë shqiptarin jashtë lokalit. Menjëherë ka ardhur ambulanca, duke i dhënë ndihmën e shpejtë shqiptarit. Akoma nuk bëhen të ditur identitetet dhe shkaku i konfliktit./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat