Shqiptarët në New York - rreth 3 mijë vet për të ndjekur Shqipëri-Serbi në një ekran gjigant

Diaspora

Shqiptarët në New York - rreth 3 mijë vet për të ndjekur Shqipëri-Serbi në një ekran gjigant

Nga: Beqir SINA - New York Më: 9 tetor 2015 Në ora: 07:18

“Përlotën” shqiptarët nga humbja e “hidhur” e minutave të fundit

NEW YORK CITY : Atmosfera e ndeshjes, Shqipëri - Serbi, për atë që thirret "Ëndërra Kuq e zi” vazhdon……! për ndeshjen kualifikuese, për në “Francë 2016”, më 8 Tetor 2015 ora 2:45, në Elbasan Arena - tek shqiptarët e Amerikës - ka qenë e jashtëzakonshme, e paparë ndonjëher në historinë e emigracionit.

Shqiptarët e New Yorkut, kishin paguar mijëra dollarë që ndeshja Shqipëri-Serbi të ndiqej nëpërmjet 3 ekranve të mëdha - vendosur sipër një kamioni në pjesën turistike të këtij qyteti, që quhet "Battery Park" në Manhattan.

Lajmi i bërë i ditur nga mediat, dje dhe sot, të cilat e kanë quajtur këtë një gjest fantastik, mblodhi më shumë se 3 mijë shqiptarë në këtë park, të paktën simbas policisë e cila angazhoi disa dhjetra forca të policisë për mbarvajtjen e aktivitetit.

Ndërkohë, shqiptarët në Amerikë jan përgëzuar nga të gjithë shqiptarët në mbarë botën për këtë interesim të jashtëzakonshem.
Anëtari i Asamblesë së Nju Jorkut, shqiptaro amerikani asamblesiti Mark Gjonaj - një nga organizatorët i evenimentit me organizatën Rrënjët Shqiptare, dhe senatorin e shtetit të Nju Jorkut Mary Golden - diplomatët e Konsullatës së Kosovës, veprimtar të shquar të komunitetit, artistë, sportistë, studentë, afaristë dhe biznesmen, u bashkuan në lokalin e shqiptarit Paul Nicaj - në Battery Park Gardens - për një shikim të veçantë për ndeshjen historike : Shqipëria kuq zi me Serbinë -

Një ndeshje, ku që të gjithë ishim në pritje për një fitore kundra Serbisë! ", tha asamblesti i parë shqiptarë në historinë e emigracionit shqiptarë, zoti Mark Gjonaj

Megjithatë, Kombëtarja e Shqipërisë pësoi humbje në minutat e fundit me rezultat 2:0 nga Serbia, në ndeshjen e vlefshme të grupit i të eliminatoërve për Euro 2016 në futboll. Mbrojtja jonë nuk ishte në nivelin e duhur thanë specialistët e futbollit dhe pësuan dy gola të shpejtë kur më së paku pritej.

Por gjithësesi, ëndrra shqiptare për Euro 2016 vazhdon.

Shqipëria tani duhet t’i kërkojë tri pikë si mysafir ndaj Armenisë dhe të sigurojë kualifikimin, pasi që Danimarka u mposhtë me rezultat 1:0 nga Portugalia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat