LDK në Suedi: Të merren masa ndaj sjelljeve të papërgjegjshme të deputetëve

Diaspora

LDK në Suedi: Të merren masa ndaj sjelljeve të papërgjegjshme të deputetëve

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 18:11

Ky formulim është bazë e të gjitha dokumenteve dhe në ndërgjegjen e atyre të cilët kanë pranuar të përfaqësojnë vullnetin e popullit. Kjo thënie, e cila bën përshkrimin e rregullave të punës së Parlamenteve të shteteve të konsoliduara është e vetkuptueshme, si dhe devijimi nga ky parim sanksionohet me ligje përkatëse kur bëhet shkelja e këtij parimi elementar njerëzor dhe institucional.

Në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës ishim dëshmitar se kjo aksiomë nuk është funksionale për Kuvendin e Kosovës, institucionin e demokracisë dhe kuvendarët e tij.

Sot opozita dëshmoi se përdori forma të dhunshme të cilat nuk kanë të bëjnë aspak me veprime demokratike të cilat janë krejtësisht të papranueshme.

Jemi të shqetësuar me përshkallëzimin e dhunës brenda institucioneve të Republikës së Kosovës dhe dënojmë këtë mënyrë të sulmit të opozitës me mjete të cilat dëmtojnë dhe rrezikojnë shëndetin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Kryesia e Degës së LDK në Suedi i përgëzon deputetët të cilët treguan maturi në rrethanat e jashtëzakonshme në të cilat u zhvillua seanca e Kuvendit.

Ju bëjmë thirrje organeve përkatëse të zbatimit të Ligjit që të ndërmarrin masa ndaj këtyre sjelljeve të papërgjegjshme të cilat kanë tendencë të shndërrohen në dukuri të shëmtuara dhe të dëmshme për njerëzit si dhe për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

Shumë breza që dhanë mund, sakrifica dhe jetën për shtetin e Kosovës, nuk meritojnë që dikush të shkelë mbi mundin e tyre dhe ti rrënojë institucionet e Kosovës. As fëmijët tanë nuk meritojnë që të ushqehen me këto veprime të dhunshme në institucionet tona dhe së këtejmi as të jetojnë në pasiguri.

Për Kryesinë e Degës së LDK në Suedi

Qibrije Hoxha, kryetare

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat