Letër nga Mërgimi për opozitën: Populli po ju sheh me gërdi!

Diaspora

Letër nga Mërgimi për opozitën: Populli po ju sheh me gërdi!

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 10:32

Ngjarjet e fundit, që po ndodhin në Kuvendin e Kosovës, nuk po u pëlqejnë një grupi të mërgimtarëve të cilët i janë drejtuar opozitës me një letër. Kështu, mërgimtarët i quajnë të turpshme veprimet e fundit të opozitës. Letrën e ka publikuar Haki Latifi kryetar i degës së LDK-së, në Zvicër.

Sikur ju ta shihni vetën e ta dëgjoni gjuhën e komunikimit ashtu siç ne po ju shohim dhe dëgjojmë, do t`ju mbulonte turpi dhe djersët. As me edukatë të tradidtës, as me formim të institucionit të shkollës , të urtit i drejtoheshin dëgjuesve me „a e kam mirë o burra?“. E ju pyetni djallin se sa larg e hidhni hapin për të keq. Kini kujdes se jeni verbuar nga lakmia. Pyetni miqtë, të cilët na shpëtuan dhe pyetni ata. Ata shpëtuan Shqipërinë dhe e krijuan atë, po këta miqë shpëtuan Kosovën tonë dhe na krijuan shtetin.

Të diturit dëgjojnë dhe pyesin , e ju kë dëgjoni apo e pyesni? Miqtë tanë jo se jo…. ! Këtu në perëndim ka një lutje të mirë. « Zoti ja kthjelltë mendjen » ! Edhe ne po lutemi për ju këtu. Në mos të mirat ju kanë que peshë, sepse nuk po ju mungon asgjë, me rroga e vetura, me pasurim e luks, e qejfe të mëdha, të gjitha ua kanë mjegulluar trurin. Popullit ja keni turbulluar tugën e po ju sheh me gërdi. Nuk po e shihni vetën ashtu si ju shohim ne juve.
Këtu klasa politike lufton me cilësi për të mirën e vendit, jo ta shkatërroj me shkatërrime. Këtu vlera ka çmim, ka hapësirë të lirë, e atje vlerën e ndrydhni, krijoni barriera, dëshironi të izoloheni, ashtu siç i izoluan diktaturat popujt e tyre.

Kujdes se aty ku nuk çmohet dija dhe të dijshmit, pritët shkatërrimi. Populli as nuk ju do , as nuk ju përkrah. Fundja ata miqë të fortë që na kanë bërë shtëpi nuk do t`ju tolerojnë. Kështu veç ndërgjegjes s`uaj prapa s`ju ndjek kush.

Mbetëmi me shpresë se dituria do të udhëheq mbi paditurinë e Kosova e shumë vuajtur të çlirohet nga injoranca.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat