Dilni votoni, dhe përse duhet të votohet PBD?

Diaspora

Dilni votoni, dhe përse duhet të votohet PBD?

Nga: Shkruan: Alisetar Ramadani Më: 8 tetor 2015 Në ora: 07:45

Në Zvicër, me 18 tetor janë zgjedhjet federale. Si asnjëherë më parë, mediet dhe shqiptarët nuk kanë qenë kaq të interesuar rreth zgjedhjeve të 18 tetorit! Arsye ka shumë, por vlen të përmendet se kësaj radhe, ka gjasa që për herë të parë në historinë mbi 700 vjeçare të Zvicrës, të futet një deputet në Parlamentin Federal!

Ka shumë kandidatë zviceran me prejardhje shqiptare , dhe realisht gjasat janë minimale, por vetë fakti se ka një numër tani më i mjaftueshëm për rrethanat aktuale në parti të ndryshme, tregon se shqiptarët ngadalë por sigurt po marshojnë drejt kësaj palestre ligjvënës.

Ne të gjithë kandidatëve ju urojmë sukses, e dimë se ka në mesin e tyre që ka të pa kënaqur nga radhitja në listat zgjedhore, e dimë se ka deklarata se zviceranët me prejardhje shqiptare janë në listë për t'i joshë shqiptarët e natyralizuar të dalin e të votojnë! Ne themi se kjo nuk ka rëndësi aspak, rëndësi ka dalja e juaj me të drejtë vote, të dilni e të votoni për kë të doni, por me çdo kusht të evitohet dhënia e votës atyre të cilët dikur thoshin: KEINNE KOSOVA ALBANER!

Këtyre që ua mbështesnin shqiptarëve të gjitha të zezat që ndodhnin në Zvicër, assesi nuk duhet t'u jepet vota, por t'ju jepet vota atyre të cilët ishin në këtë mes dikur, por që nuk u pajtuan me politikën e tyre ekstreme dhe u distancuan nga ata me një guxim të jashtëzakonshëm, duke formuar parti të re moderne, e ata janë grupimi që quhet PBD, lista nr. 20!
Kjo parti është parti moderne e qendrës së djathë, si që ishin LDK në Kosovë dhe PPD në Maqedoni dikur në trojet tona.

Për të zvogëluar ndikimin e partisë së djathtë ekstreme SVP (gjermanisht) ose UDC (frëngjisht), votat duhet të shkojnë te kandidatët e PBD (bleta në foto) nga zviceranët me prejardhje shqiptare, shkak më tepër që ta shohim këtë parti si dikur që i shihnim LDK-n dhe PPD-n. Por në të njëjtën kohë, të dallohet për herë të parë në histori, pesha e votave të zviceraneve me prejardhje shqiptare në Zvicër.

Të gjithë të dilni të votoni ju që keni të drejtë vote.

Në Nyon, 08.10.2015

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat