Kështjella, Heidi e Dorina, në 100 femrat më të bukura në Zvicër

Diaspora

Kështjella, Heidi e Dorina, në 100 femrat më të bukura në Zvicër

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 21:26

E filloi suksesin si modele fillimisht në Zvicër, duke pozuar për shumë revista të njohura atje, për shkak se ishte rritur në një rreth të njohur. Por shumë shpejt shijoi edhe kurorën e më të bukurës, si ‘’Miss Universe Kosova’’, duke përfaqësuar kështu Kosovën në eventin më të rëndësishëm të bukurisë. Por si duket Kështjella Pepshi nuk e ka parë veten gjatë në modë, duke u kandiduar kështu për karrigen e deputetes në një kanton të Zvicrës.

Javën që shkoi ajo është zgjedhur si një nga 100 femrat më të bukura të shtetit helvetik së bashku me dy shqiptaret e tjera, Heidi Lushtaku e Dorina Podrimja. Njësoj si Kështjella, edhe Heidi udhëtoi gjithandej botës për të shijuar suksesin, punoi si modele në Zvicër, Gjermani e më pas udhëtoi për në Kinë, ku iu hapën dyert e suksesit, duke sfiluar kështu për marka të njohura të fashion-it; e më vonë u bë pjesë e garës së kërcimit në Shqipëri ku u zgjodh si një nga finalistet e mbrëmjes.

Më pas udhëtoi përsëri në Zvicër ku tashmë ka kontrata të reja pune si imazh për klinika të zbukurimit estetik. Një nga më të bukurat e Zvicrës është zgjedhur edhe Dorina, e cila përveç punës si modele, u bë e famshme falë fejesës me futbollistin e njohur Taulant Xhaka, me të cilin i dha fund lidhjes së dashurisë vetëm disa muaj më parë, për shkak të xhelozisë, edhe pse romanca e tyre shkonte për mrekulli. Kështu, revista ‘’Maxim’’, si një nga më prestigjiozet në Zvicër, ka bërë përzgjedhjen e femrave më të bukura atje, duke radhitur edhe tri shqiptaret e famshme në listë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat