Diaspora nuk do të votojë në zgjedhjet e ardhshme

Diaspora

Diaspora nuk do të votojë në zgjedhjet e ardhshme

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 20:02

Votimi i diasporës të hiqetm lista zgjedhore të kontrollohet në terren, modeli i sistemit zgjedhor mbetet i njëjtë, KSHZ-ja të marrë anëtarët e rinj, mediat nuk mund të jenë donatorë të fushatave zgjedhore, si dhe palët e treta nuk mund të japin para, partitë të marrin 90 denarë për votë. Këto janë disa nga sugjerimet që pjesëmarrësit e huaj që negociatorëve ua kanë vënë në tryezë sot të katër partive politike.

Më parë sot, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka demantuar spekulimet se është arritur marrëveshje që diaspora mos të votojë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, dhe ka thënë se për këtë çështje të gjithë pjesëmarrësit në negociatat ishin një zëri që diaspora duhet të ketë drejtë vote.

– Diaspora duhet të votojë, por jo kështu siç është ajo tani”, tha Zaev.

Rezultati i bisedimeve të sotme pritet deri në orët e vonta. Ndërmjetësi Peter Vanhaute sot ka konfirmuar se përfaqësuesit në negociata do të paraqesin propozime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat