Leuenberger: Për fat të keq asnjë kandidatë nga Kosova nuk do të fitojë në zgjedhjet e 18 tetorit (Foto)

Diaspora

Leuenberger: Për fat të keq asnjë kandidatë nga Kosova nuk do të fitojë në zgjedhjet e 18 tetorit (Foto)

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 18:53

Gjenevë, 6 tetor -Më 18 tetor Konfederata e Zvicrës do të mbajë zgjedhjet parlamentare. E veçanta e këtyre zgjedhjeve është se konkurrojnë 14 kandidatë shqiptarë (kryesisht nga Kosova) dhe vendet tjera të Ballkanit. Por sipas politikanëve zviceranë, nuk do të fitojnë asnjë. Keshtu mendon “ambasadori” I Kosovës Ueli Leunebreger (nga te gjelbërtit) njëherit deputetë nga kantoni i Gjenevës në Parlamentin Helvetik i cili është njohës i mirë i komunitetit shqiptarë dhe politikavë zviceranë në Zvicër. Këtë mendim me Leuenbrger e ndajnë edhe shumë deputetë të tjerë zviceranë që ka kontaktuar agjencia e lajmeve “Presheva jonë” ne Zvicër.
Madje sipas tyre suksesesi i këtyre kandidatëve nga Kosova është se ata po provojnë të merren me politikë dhe afirmimi i tyre nëpër mediat në Kosovë (portale e televizione) të cilat po fitojnë mirë nga këta kandidatë duke ju bërë fushatë.

Leuenberger: Partitë politike në Zvicër në prag të zgjedhjeve të 18 tetorit, përmes këtyre kandidatëve nga Kosova, kanë më shumë qëllime për të tërhequr votat e shqiptarëve…

Ueli Leuenberger (të Gjelbrit) pas dymbëdhjetë vjetësh në Keshillin Nacional (Parlamentin zvceran) në Bernë lë detyrën e tij në fund të nëntorit të këtj viti. Gjatë këtyre legjislaturave, ai bëri një pervojë për të çuar përpara funksionimin e një shteti demokratikë dhe tolerantë, sidomos vis-à-vis me temën e migracioni dhe integrimit të të huajve.
Më 18 tetor 2015, qytetarët zviceranë do të votojnë anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar (deputetët) dhe Këshillit të shteteve. Në këto zgjedhje do të marrin pjesë shtetasit e Kosovës herë të parë. Më shumë se 14 shqiptarë do të jenë kandidatë që pretrendojnë të fitojnë një karrigë.
Në temën e të huajve dhe integrimin e tyre Z. Leuenberger, në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë” mori shembullin e shqiptarëve (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Lugina e Preshevës) të cilët janë në një rrugët të mirë të integrimit. Megjithatë, për Z. Leuenberger ka ende për të bërë më shumë në këtë fushë për qeverinë në Prishtinë, sidomos për institucionet e Kosovës të cilat janë në Zvicër.
“Unë jam i habitur se si njerëzit dhanë gjitheçka për vendlindjen, për Kosovën, kurse shume shpejte u harruan nga autoritetë e Kosovës. Unë mendoj se sigurimet shoqërore në veçanti, marrëveshja për AVS, kjo nuk ka bërë shumë përparim në këtë fushë. Kjo është arsyeja pse Qeveria e Kosovës nuk duhet të harrojmë diasporën shqiptare, sidomos në Zvicër, i cili ndihmoi dhe i dha gjithçka në Kosovë deri në lirimin dhe pavarësinë e tij… ” tha fillimisht Leuenberger.
Rreth shannësave të kandidatëve shqiptare për t’u zgjedhur në paralemenitn zviceran z. Ueli Leuenberger, i cili është “ambasador” i diasporës shqiptare në Zvicër dhe njohës i mirë i komunitetit shqiptarë në Zvicër nuk është treguar forte optmist në këte drejtim. ”Unë mendoj se asnjë kandidat nga Kosova nuk ka shansë të fitojnë në zgjedhjet e ardhëshme më 18 tetor “, ka thënë për Leuenberger.
Por megjithatë, sipas tij “është mirë për ta që po marrin pjesë në jetën politike në Zvicër. Çfarë më habitë dhe shokon mua është fakti kur shef këta kandidatë në listat e partive politike që, në vitet 1980, 1990 dhe aktualisht kanë një qëndrim tejet të ashpër mbi emigracionin, komunitetet nga Kosova, shqiptare dhe të tjerët të paguajë çmimin. I referohem në veçanti për ngurtësinë për të marrë një vizë dhe Bashkimin familjar, sepse ligjet janë forcuar në këto çështje.”
“Partitë politike në Zvicer në prag të zgjedhjeve të 18 tetorit, përmes këtyre kandidatve nga Kosova, kanë më shumë qëllim për të tërhequr votat e shqiptarëve… “, ka shtuar Lueneberger.
Për sa i përketë përfaqësimit të të huajve në parlament zvicerane, ka dhjetra persona që i njohim ne si “Segundos”, si italianët, të cilët marrin pjesë te cilët pas gjysëm shekulli në Zvcër kanë arritur sukses të fitojnë një ulëse, shpjegon deputeti zviceran.
“Kjo është arsyeja pse kjo nevoitet kohë, disa vjet, decenie për te fituar ata nga radhët e komunitetit shqiptar, për të mundur të përfaqësohen në parlamentin helevetik . Pra e them me keqardhje se kandidatët nga Kosova nuk kanë fat në zgjedhjet e 18 tetor për të fituar një vend në Parlamentin zviceran … ” ka pohuar në fund Leuenberger.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat