Atmosferë e bukur dhe e jashtëzakonshme në Amerikë - për ndeshjen në Elbasan

Diaspora

Atmosferë e bukur dhe e jashtëzakonshme në Amerikë - për ndeshjen në Elbasan

Nga: Beqir SINA - Nju Jork Më: 6 tetor 2015 Në ora: 17:06

NEW YORK CITY : Atmosfera përpara ndeshjes, Shqipëri - Serbi, për atë që thirret "Ëndërra Kuq e zi” vazhdon……! për ndeshjen kualifikuese, për në “Francë 2016” ditën e ejte më 8 Tetor 2015 ora 2:45, tek shqiptarët e Amerikës - është e jashtëzakonshme, e paparë ndonjëher në historinë e emigracionit: “Aqsa, do t’a krahasoja me atë gëzimin e pavarësisë së Kosovës, më 18 Shkurt 2008, që përjetuan shqiptarët e Amerikës".

Ndoshta, kjo ka ardhur si rezultat i asaj, që kombëtarja shqiptare, për her të parë në historinë e futbollit shqiptarë, i ka të gjitha shanset për kualifikimin në Euro 2016, pasi ajo ka tani aq pikë të mbledhura sa i japin të gjitha shancet e asaj.

Sepse, ngado që të shikosh ambjetet shqiptare - në shtëpitë e tyre, vendet e punës, klubet dhe lokalet shqiptare, gjithçka, është veshur kuqezi, çdo lokal gjatë gjithë ditës vlonë me këngë e muzikë, vetëm shqip, dhe janë gati për mbasditen (mbrëmjen) e së ejtes së madhe, ku mijëra e mijëra tifozë shqiptarë, kanë për të mbushur me siguri edhe rrugët Amerikës me flamurin kuq e zi.

Atmosferës mjaft sportive, natyrishtë, që po i paraprin një sfide të vështirë, siç është përballja me Serbinë, e megjithatë shqiptarët e Amerikës, ashtu si çdo shqiptarë, sot në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, Çamëri, Arbëreshët, dhe ata në diasporë janë shumë entuziastë dhe plot shpresë, për t’i dhënë edhe më shumë kurajo kuqezinjve në Elbasan Arena, edhe nga SHBA.

Një atmosferë e tillë - nuk është vetëm në zonën e Tri-Shteshit, me Nju Jorkun - kryeqendrën e shqiptarëve të Amerikës, e dalluar për manifestime të tilla - por edhe qytet e mëdha ku më së shumti janë të përqëndruar shqiptarët, si në : Çikago, Detroit, Filadelfia, Dallas, Feniks, Los Angelos, Toronto dhe Kuibek (Kanada), Boston, Uashington, Karolina e Veriut, Virxhinia, Tampa e Jaksonvile, e tjer….

Edhe, atje, atmosferën e ndeshjes këto ditë nuk e gjenë vetëm brenda shtepive të shqiptarëve - ku çdo shtëpi ka nisur të vendos një flamur kuq e zi, në ballkonin e shtëpisë, por edhe në bare dhe ambiente të tjera ku me qindra sportdashës kan bërë rezervimet dhe kan zgjedhur vendin e tyre, për të përjetuar së bashku emocionet e kësaj përballjeje, historike.

E gjithë vemendja e shqiptarëve të Amerikës, këto ditë është e përqëndruar në takimin e Elbasan Arenës, ku të gjithë shqiptarët në mbarë botën pritet të përjetojnë 90 minuta plot emocione të Kombëtares së Shqiperisë, në ëndrrën e saj të madhe për të qenë pjesë e më të mirave të Europës në Francë 2016.

Lokalet dhe klubet e shqiptarëve, aty ku jetojnë kan përgatitur dhe kan marr të gjitha masat për të organizuar një ditë festive me këngë e valle shqiptare, ushqime të specialiteteve shqiptare, madje në disa lokale do të jen edhe disa emra të njohur të muzikës shqiptare, por edhe shumë surpriza të tjera të përgatitura enkas për këtë ngjarje të madhe sportive, e cila transmentohet nga televizionet shqiptare me një cilësi maksimale përmes ekranit të televizionit, por kësaj rradhe supriza vjen edhe nga televizioni më i madh sportiv amerikan E-SPN1- i cili thuhet se ka dërguar ekipin e tij televiziv në Elbasan.

Ndërkohë, që në “kryeqytetin” e shqiptarëve të Amerikës, qytetin e Nju Jorkut, tashmë çdo gjë është gati - ashtu si në çdo sfidë, për të parë ndeshjen kuq e zi nga SHBA, së bashku dhjetra shqiptarë, do t’i përjetojnë emocionet djemve kuqezi - në lokalin e famshëm Battery Park, i cili ndodhet në pjesën e poshtme të qyetit, të Nju Jorkut, ku pjesmarrjen e tyre e kan konfirmuar edhe disa figura të njohura, të komunitetit, veprimtarë , artistë, dhe politikanë.

Anëtari i Asamblesë së Nju Jorkut, shqiptaro amerikani asamblesiti Mark Gjonaj - një nga organizatorët e këtij evenimenti me organizatën Rrënjët Shqiptare, kan bërë thirrje, sot nëpërmjet rrjetit social facebook, duke thene :” Hajde të bashkohemi në Battery Park! për një shikimin të veçantë për ndeshjen historike : Shqipëria kuq zi me Serbinë - Një ndeshje, ku që të gjithë jemi në pritje për të! ", shkruan asamblesti i parë shqiptarë në historinë e emigracionit shqiptarë, zoti Mark Gjonaj

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat