Zaev: Diaspora patjetër duhet të votojë

Diaspora

Zaev: Diaspora patjetër duhet të votojë

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 14:04

“Sot është data përfundimtare mes katër partive politike për zgjidhjen e çështjes së Kodit Zgjedhor, unë dhe kryetarët e tjerë jemi të thirrur në takim, ajo do të thotë që të hyjmë në “foto-finish” për gjendjet e vendimit më të mirë për qytetarët” tha Gruevski, njofton A1.on.

Në lidhje me çështjen e diasporës Zaev qartë është shprehur se LSDM vlerëson se diaspora ka të drejtë vote.

“Diaspora patjetër duhet të votojë, por nuk do të lejojmë 3:0 për Gruevskin, ai t’i zgjedhë sipas dëshirës së tij konsujt dhe përfaqësuesit diplomatik, që të mos ketë siguri kushtetuese për barazinë e votave. Kemi ofruar edhe formimin e ministrisë së diasporës e cila, veçanërisht do t’i ndihmojë diasporës sonë. Nëse realizohet e drejta që diaspora të votojë, atëherë censusi patjetër duhet të mbetet, ose votat të dërgohen në vendin amë të qytetarit”, tha Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat