Bashkësia e Degëve të PSHDK-së në Zvicër, model për partitë shqiptare

Diaspora

Bashkësia e Degëve të PSHDK-së në Zvicër, model për partitë shqiptare

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 13:55


Si dhe pse duhet të marrin mësim dhe shkollë, degët e partive tona të diasporës nga Bashkësia e Degëve të PSHDK-së në Zvicër.
Ata me lidhjet kulturore dhe politike e përvojën 25 vjeçare, me projekt të planifikuar po bëhen edhe njëherë urë-lidhëse e dhjetëra kandidatëve për deputet, qytetarëve zviceran me origjinë shqiptare, nga gjiri i vet, të integruar e profesionist, që të participojnë në jetën politike dhe institucionale në Zvicër duke dhënë shembull civilizues.
Kjo tregon pjekurinë politike, njerëzore e atdhetare në PSHDK, në përgjithësi. Prandaj, kam një lutje për të gjithë qytetarët shqiptar me të drejtë vote në Zvicër.
Përkrahni dhe votoni kandidatët për deputet nga listat e CVP/PDC/PPD pa dallim bindjesh politike që mund t'i keni si individ. Leni anash koprracitë dhe inatet tjera politike të Kosovës, të cilat e kanë sjellë sot Kosovën buzë greminës.

Naim Miftari, ish epror i lartë i UCK-së

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat