Darka e Lamës në Lozanë

Diaspora

Darka e Lamës në Lozanë

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 18:28

Në përkujdesjen e kryetarit të nëndegës së LDK-së Prof. Ibrahim Syla dhe organizimin e kryesisë së nëndegës së LDK-së në Lozanë u mbajt Darka tradicionale e Lamës.
Në këtë festë tradicionale të shqiptarëve morën pjesë edhe nënkryetari i LDK-së z. Arif Baftiu, anëtari i kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër z. Sabri Alidema, nënkryetari i partisë Liberale z. Sali Bislimi, kandidati i PDC për Lozane Mr. Claude Béglé, i cili edhe bëri prezantimin e kandidaturës, kryetari i nëndegës së LDK-së në Gjenevë z. Ismet Mjaki si dhe mysafir zviceran.
Dita e Falënderimeve është festa jonë tradicionale, e moçme që prej kohëve të dardanëve ilirë, që ka bashkuar të gjithë njerëzit e Kosovës me njëri-tjetrin dhe me të ardhmen e tyre. Presidenti historik Dr.Ibrahim Rugova Festën e Ditës së Falënderimit Darkën e Lamës e kishte cilësuar si një festë tradicionale popullore dhe familjare të Kosovës dhe në viset e tjera shqiptare. Kjo është një ditë sipas traditës shqiptare që mbledhë të gjithë përreth sofrës të begatë dhe kur bëhemi bashkë me më të dashurit tanë, pas punëve të kryera të stinës.
Përgëzime për këtë organizim të bukur në ruajtjen e vlerave të Dardanisë Antike.

Sektori për informim I LDK-së, Zvicër

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat