Gjithëçka ka marrë fund! - gati supersfida me serbo-malazesin më 21 nëntor në New York - në “Pallatin Mbretëror të boksit” - “Madison Square Garden” (Foto)

Diaspora

Gjithëçka ka marrë fund! - gati supersfida me serbo-malazesin më 21 nëntor në New York - në “Pallatin Mbretëror të boksit” - “Madison Square Garden” (Foto)

Nga: Beqir SINA - New York City Më: 5 tetor 2015 Në ora: 17:06

NEW YORK CITY : Gjithëçka ka marrë fund! - gati supersfida me serbo-malazesin më 21 nëntor në New York - në “Pallatin Mbretëror të boksit” - “Madison Square Garden” . Dhe këtë e ka bërë gjatë, këtyre ditëve në qytetin e New Yorkut, për të përgatitur “terrenin” për ndeshjen e boksit, për titullin interkontinental në boks, në federatën më të madhe WBC - tri herë kampioni i botës në boks Jonny Ismail Keta.

Tani që çdo gjë ka marrë fund! Shqiptarët e Amerikës kanë një mundësi ideale për të parë nga afër atë mbrëmje - boksi, një boksier shqiptar kampion Europe, që pretendon të fitojë një titull më të lartë, përballë një kundërshtari serbo-malazez, në një “mini - derbi” Ballkanik, në ringun e mbretërisë së boksit - Nju Jork.

Në Madison Square Garden pas Elvir “Kosova Kids” Muriqi dhe Sevdial Sherifit, nga Presheva, vjen bulqizaku - Mike "Tornado" Keta ,një boksier tjetër shqiptar kampion Europe, që pretendon të fitojë një titull më të lartë, përballë një kundërshtari serbo-malazez. Ai mban në krah në një tatu portretin e heroit tonë kombëtar, Skënderbeut, duke dashur të luftojë si ai në ringun botëror, në një ndeshje që do të transmetohet edhe nga “Eurosport”, në Europë.

Mike "Tornado" Keta (Shqipëria) me trainer - menaxher dhe stërvitje prej vëllait të tij të madh, Jonny Ismail Keta, edhe ai një ish- kampion bote në Kick dhe Tai-box - ka futur qysh tani në “ethet” e madhështisë së fitores - mijëra shqiptarë të Amerikës, që po e presin me padurim këtë super meç, në Nju Jork.

“I sa po kthyer nga Amerika - vendi kampion i botës në demokraci dhe gjigande në çdo drejtim, ku përfundova përgatitjet për boksin e 21 Nëntorit, në Nju Jork, erdha në shtëpinë e dytë - Mynih, në Gjermaninë e “ftohtë”, shprehet Jonny Ismail Keta, në statusin e tij rrjetin shoqëror në facebook, por, i lumtur se në Amerikë, u bëra më krenar ndërsa - këtu kam familjen dhe jam më afër vendit tim Shqipërisë”, thotë ai.

Ndërsa, vazhdon se me këtë rast, dua të përshëndes të gjithë shqiptarët e Amerikës, ata që takova dhe ata që për çështje - kohe, angazhimeve të shumta nuk pata rastin t’i takojë, për respektin dhe dashurinë vëllazërore të treguar në New York.

“Që të gjithë meritojnë një respekt dhe mirënjohje të veçantë, ngaqë më bënë të ndjhem si në shtëpinë time - të ndihem më shqiptarë dhe më krenarë në mes të Amerikës - “

Mirëpo Keta, këtu duket se ka veçuar një nga momentet më emocionante në Nju Jork.

Është, thotë ai në statusin e tij në facebook,:“Një nga momente më të veçanta të krenarisë, shqiptare, shkruan Jonny Ismail Keta,- kur në metropolin e botës qytetin e 12 million banorëve - Nju Jorkun, një takim i rastësishëm në sheshin kur dikur ishin dy Kullat Binajke - World Trade Center, me bokserin e trainerin - një afrikano - amerikan.Ishte, pra, njeriu me ngjyrë i cili mbate veshur fanelën kuq e zi me shqiponjën e zezë me dy krena, në gjoks dhe shpinën e tij - me emrin e një Supertalenti i Boksit Shqipëtarë nga Klina e Kosovës, në Dallas - Teksas, Enver Halili - në mesin e trumave të pafund të njerëzve nga e gjithë bota - që lëviznin në pikun e ditës, në dy anët e bulevardit, duke më bërë jashtëzakionisht krenar që jam shqiptar”





Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat