Falënderim publik për avokatin Ylber Dauti

Diaspora

Falënderim publik për avokatin Ylber Dauti

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 09:46

Vetëm pasi e larguam çështjen nga një zyrë avokatësh amerikanë dhe ia besuam avokatit shqiptar YLBER DAUTI, djali ynë arriti të sigurojë dëmshpërblimin prej disa milionë dollarësh. Faleminderit Avokat!

Kryeredaktorit të Gazetës “Bota sot”, i nderuar z. Kryeredaktor dëshirojmë si familje të publikojmë në Gazetën "Bota Sot", një falënderim publik për avokatin Shqiptaro-Amerikan YLBER DAUTI. Ju lutem publikojeni nën përgjegjësinë tonë si më poshtë:
Dëshirojmë të falënderojmë përzemërsisht Avokatin Ylber DAUTI për punën e përkryer dhe rezultatin e shkëlqyer që ai arriti në çështjen gjyqësore të djalit tonë për gabimet mjekësore që i ishin shkaktuar atij nga personeli mjekësor, duke i rrezikuar shëndetin. Pas dëmeve që i ishin shkaktuar djalit tonë nga gabimet e mjekëve, ne morëm një avokat amerikan nga një firmë e madhe ligjore në Nju Jork. Të pakënaqur me ritmin dhe cilësinë e punës së avokatit amerikan, një njeriu ynë i afërt, na këshilloi të konsultoheshim me avokatin shqiptar, YLBER DAUTI. Kështu që pas disa vitesh pritje me avokatët amerikanë, ne vendosëm t'ia kalonim çështjen avokatit shqiptar, YLBER DAUTI. Ndjehemi me fat që na u rekomandua ky avokat i shkëlqyer. Sinqerisht, ne u mahnitëm, dhe krenohemi me aftësitë dhe përfaqësimin dinjitoz që avokat DAUTI bëri për djalin tonë gjatë takimeve dhe në seancat gjyqësore. Avokati Dauti punoi jo vetëm me mendje, por edhe më zemër për të mbrojtur djalin tonë në betejën e gjatë gjyqësore kundër disa mjekëve dhe spitaleve që nuk pranonin fajin për dëmin që i ishte shkaktuar djalit tonë nga gabimet e tyre mjekësore. Ne ishim me fat që u informuam në kohë për aftësitë e shkëlqyera të avokatit DAUTI dhe ndjehemi mirë që ia besuam atij çështjen, pasi ai arriti në kohë të korrigjojë gabimet e avokatëve amerikanë, sepse ata - nga padija apo pakujdesia - nuk kishin hapur padi kundër të gjitha palëve neglizhente. Pas shumë përpjekjesh dhe pune të palodhshme, Avokati DAUTI, arriti të siguroj një shpërblim prej disa miliona dollarësh për djalin tonë - një nga shpërblimet më të larta në Nju Jork. Si pasojë e punës dhe aftësive të shkëlqyera profesionale të Avokatit DAUTI - djali ynë është tashmë multi-milioner- dhe për këtë ne do t'i jemi përgjithmonë mirënjohës avokatit shqiptar, Ylber DAUTI.
Ne jemi një familje e thjeshtë dhe sinqerisht nuk dëshironim të bënim asnjë publicitet në lidhje më çështjen gjyqësore të djalit tonë. Por, shpresojmë, që duke ndarë eksperiencën tonë me komunitetin, do të arrijmë t'i ndihmojmë të tjerët, që në raste të ngjashme, të dinë ku të trokasin, duke dëshiruar që të zgjedhin një avokat të aftë shqiptar siç është Avokat Ylber DAUTI, i cili punoi me mjeshtri të lartë profesionale, me mendje dhe me zemër për çështjen e djalit tonë.
Ju lutem z. Kryeredaktorit, nëse keni ndonjë pyetje, mund të kontaktoni me ne në këtë numër telefoni
(Vijon numri i telefonit, i cili ruhet në letrën origjinale drejtuar Kryeredaktorit):
Me respekt: S. G (Firma)
R. G (Firma).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat