Suksesi Shqiptaro Amerikanë- së shpejti, vjen me një eveniment të rëndësishëm në në qytetin e New Yorkut

Diaspora

Suksesi Shqiptaro Amerikanë- së shpejti, vjen me një eveniment të rëndësishëm në në qytetin e New Yorkut

Nga: Beqir SINA - New York Më: 5 tetor 2015 Në ora: 07:47

NEW YORK CITY : Pas përfundimit të sukseshem të fazës së parë të projektit Albanian American Success Stories - Histori Suksesi Shqiptaro Amerikane, projekti që synon evidentimin dhe promovimin e historive të suksesit dhe krijimin e një rrjeti bashkëpunues të profesionistëve dhe sipërmarrësve shqiptare, vjen në një Mbrëmje e tipit Gala, e cila do të hapë siparin për nominime të reja në raundin e dytë, me një event në lokalin luksoz Battery Gardens në New York, më 25 Tetor 2015, deklaroi eskluzivisht për gazetën tonë - Drejtoreshen Ekzekutive, e këtij projekti zonja Vera Mjeku.

Ajo, tha se kësaj rradhe, do të përfitojë dhe Fondi Shqiptar për Fëmijë me Autizëm

Ndërkohë, kjo mbrëmje do të moderohet nga aktorja dhe producentja e Hollywoodit Masiela Lusha, me pjesëmarrjen dhe performancë nga diva e operës ndërkombëtare Ermonela Jaho dhe një panel profesionistësh më zë në fusha të ndryshme si Dr. Dennis Dimitri, President i Shoqatës së Mjekëve të Massachusetts, Bankieri dhe flinatropisti i njohur Richard Lukaj, Gazetarja e Fox5 Lidia Curanaj, Profesori Peter Christopher, Stilistja Katerina Bocci dhe Sipërmarrësi në fushën e teknologjisë Donald Leka.

Ata, do të ndajnë detaje dhe këshilla nga historia dhe rruga e suksesit për të qenë aty ku janë sot

“Kjo, platformë e nxitjes se bashkepunimit midis profesionisteve, të rinjve dhe studentëve dhe krijimi i mediumeve dhe eventeve të tilla, tha drejtoresha Ezkzekutive, e ketij projekti, do të jet vendi ku ata mund të lidhen dhe bashkëpunojnë, por edhe të frymezohen i cili është shumë i rëndësishëm. Mbrëmja është ideuar me ecje në tapetin e kuq, intervista nga mediat, mundësi për të komunikuar me panelin e zgjedhur, argëtim, pjesëmarrje në ankand dhe mundësi për përfshirje direkte në hapjen e procesit të nominimit për raundin e dytë”.

Në vazhdë të përfitimit nga ky projekt, ndërsa vitin e kaluar përfitoi Fondi Kosovar për Arsim, ndërsa nga kjo mbrëmje do të përfitojë Fondi i Fëmijëve Shqiptarë me Autizëm i Dr. Shpresa Xhaklit. Nëpërmjet një ankandi që do të zhvillohet gjatë mbrëmjes nën udhëheqjen e Miss Massachusets 2015 do të promovohen stiliste shqiptare nëpërmjet stilimeve të tyre apo personazhe nga projekti me produktet e tyre të dhuruara.

Bëhet e ditur se Projekti udhehiqet nga i njëjti Bord, një grup entuziast profesionistësh të fushave të ndryshme, si Mjeshtri i madh i fotografisë Fadil Berisha, sipërmarrësi Giorgio Kolaj, financieri Nick Markola, avokatja Beti Beno, Dr. Kujtim Balidemaj, Avni Mustafaj, Etrita Ibroci, Mark Kosmo, Blerta Alikaj, Ismer Mjeku e Simon Vukel dhe Drejtoreshën Ekzekutive Vera Mjeku.

Drejtoresha e këtij projekti thotë se :”Impakti nga faza e parë kanë qenë shumë pozitiv dhe konstruktiv dhe kjo ka bërë që ky Projekt, të promovohet dhe në Kosovë dhe Mal të Zi, brenda këtij viti. Historitë e suksesit shqiptaro amerikan janë burim frymëzimi dhe bashkëpunimi edhe për shqiptarët në Ballkan dhe për këtë arësye në bashkëpunim me Ambasadat Amerikane në Prishtinë dhe Podgoricë u mbajtën panele në universitete, tryeza të rrumbullakta, vizita në investime shqiptaro dhe amerikane dhe qendra për fëmijë me aftësi të kufizuara për të parë mundësitë se si anëtarë të projektit të inkuadrohen e të ndihmojnë në fusha të ndryshme. Projekti, synon që të krijojë shkëmbime të vazhdueshme grupe profesionishtësh dhe grupe mentorësh për studentë dhe profesionistë të ri” tha znj Mjeku.

Ndërsa, sqaron se kriteret për nominimet do të jenë së shpejti në faqen e projektit në internet www.Albanian SuccessStories.com. Siç edhe është cilësuar, këto personazhe duhet të kenë histori suksesi interesante, jo vetëm në planin personal, po dhe histori frymëzuese që kanë pasur ose që kanë impakt në botën Shqiptaro Amerikane, apo atë Amerikane. Projekti i inkurajon anëtarë të komuntetit, të nominojnë personazhet e tyre, duke i nominuar me një histori të shkurtër.

Disa nga personazhet që janë nominuar tashmë janë : shkencetarja shqiptare Laura Mersini, Kristjan Sokoli - futbollisti në ligën NFL, Polikseni Manxhari nga Miss Massachusets 2015, Murat Myftari, anëtar i Forcave Speciale Amerikane, këngëtarja Bebe Rexha, Mario Ademaj, mjeku nga Wisconsin që ka hapur klinika shëndetësore pa pagese, Adrian Hadribeaj, kampioni botëror në karate e të tjerë.

Ajo, theksojë se “pas eventit të radhës në New York, Projekti ynë Albanian American Success Stories - Histori Suksesi Shqiptaro Amerikane, do të promovohet në Washington DC në një mbrëmje me anëtarë të Kongresit dhe Senatit si dhe anëtarë të organizatave të rëndësishme në Washington dhe më pas në Tirane në Pranverë të vitit të ardhshëm - 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat