Përfaqësuesit e Degës së LDK-së në Zvicër u takuan me delegacionin nga Kosova

Diaspora

Përfaqësuesit e Degës së LDK-së në Zvicër u takuan me delegacionin nga Kosova

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 19:35

Përfaqësuesit e Degës së LDK-së në Zvicër u takuan me delegacionin nga Kosova i cili qëndroj për vizitë zyrtare në Gjenevë,Zvicër

Përfaqësuesit e Degës së LDK-së në Zvicër në përbërje Haki Latifi- kryetar, Arif Baftiu- nënkryetar, anëtari i kryesisë dhe sekretari teknik Ajet Avdyli patën një takim me delegacionin nga Kosova në të cilë mori pjesë në kuadër të punimeve të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT-së).

Në këtë takim u vlerësua puna dhe aktiviteti i deritashëm i Degës së LDK-së në Zvicër, si dhe u diskutua për zhvillimet aktuale në këtë degë si dhe përgaditjet e Konventës së punës të LDK-së që pritët të mbahet së shpejti.

Në kuadër të vizitës dhe takimeve zyrtare të delegacionit të institucioneve të Republikës së Kosovës në përbërje nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, i kryesuar nga Keshilltari Politikë zt. Besart Dreshaj, Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe sekretar i përgjithshëm i LDK-së z. Ismet Beqiri dhe Kryetari i Komunës së Istogut, dhe nënkryetar i LDK-së z. Haki Rugova si dhe këshilltarit të jashtëm politik në MPMS-së z. Tahir Shabani, po merr pjesë për një vizitë zyrtare në Gjenevë të Zvicrës në kuadër të punimeve të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT-së), me qëllim të promovimit të zhvillimeve tregtare si dhe në fushën ekonomike. Në këtë takim miqësor ju bashkuan edhe deputeti i kuvendit komunal për Gjenevë Z. Sami Gashi(CVP), kryetari i nëndegës së LDK-së në Gjenevë z. Ismet Mjaku dhe nënkryetari z. Agim Fejza si dhe veprimtarët Xhevat Rexhaj e Zhuk Rugova në të cilën patëm rastin të bisedojmë edhe për mundësitë e koordinimit të aktiviteteve në dobi të afirmimit dhe faktorizimit të komunitetit shqiptar në Zvicër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat