Shqiptari bisedon me politikanin gjerman Thomas Strobl: Pse duhet të kthehem?

Diaspora

Shqiptari bisedon me politikanin gjerman Thomas Strobl: Pse duhet të kthehem?

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 17:39

Beg Zeqirit nga Ferizaj i është mohuar kërkesa për azil në Gjermani. Ky qytetar i Kosovës dëshiron me çdo kusht të qëndrojë në Gjermani.

Ai është përballur sy më sy me politikanin e Unionit Kristiandemokrat (CDU), Thomas Strobl, që po kërkon deportim të shpejtë të azilkërkuesve.

Beq Zeqiri: Z. Strobl, pse duhet të kthehem?

Thomas Strobl: Do të jem i qartë. Duhet të përqendrohemi te ata të cilëve po u rrezikohet jeta. Kështu nuk është rasti edhe me ty. Për shembull, njerëzit nga Siria po largohen prej torturës, dhunimit dhe vdekjes. Ata janë të frikësuar se u rrezikohet jeta. Kushdo që po ikë prej këtyre, e pranojmë në këtë vend. Por nuk ka kuptim që të integrojnë azilkërkuesit nga Ballkani Perëndimor që vijnë në Gjermani. E dimë prej përvojës se sa më shumë po integrohen, është më e vështirë që të riatdhesohen në vendet e tyre të origjinës.

Die Zeit: Pse jeni larguar nga Kosova, zoti Zeqiri?

Zeqiri: Jam nga Ferizaj; është qytet në juglindje të Kosovës, rreth 40 kilometra prej kryeqytetit, Prishtinë. Djemtë e mi janë kërcënuar prej bandave. Kjo nënkupton se ose duhet të bëheni pjesë e lojës, ose të bëhen kriminelë, apo të vinin këtu. Vendin tim e ka kapluar korrupsioni. Kur e çoni djalin te mjeku, fjala e parë që dëgjoni është «sa do të më paguash?» Nëse nuk keni para, mjeku nuk do të ta kontrollojë djalin tuaj. Por nuk keni ku ta raportoni, sepse të gjithë janë të korruptuar; të gjithë kanë marrë mitë ndonjëherë, policia, politikanët, të gjithë. Nuk mund t’ia dilni në krye në vendin tim nëse punoni me ndershmëri. Fëmijët mësojnë mirë, por nuk kjo nuk të sjellë kurrfarë hairi në Kosovë.

Strobl: Sa vjeç janë fëmijët tuaj?

Zeqiri: Djemtë janë 15 dhe 17 vjeç, bija është 22 vjeç.

Strobl: Si keni ardhur në Gjermani?

Zeqiri:
Jemi nisur datën e 27 janarit, me gruan dhe dy djemtë. Kemi marrë autobusin në drejtim të Beogradit dhe kufirit me Hungarinë. Nëse uleni në një kafene në Suboticë, herët a vonë, shfaqen trafikantët. Trafikantët të çojnë në kufi. Ata të marrin nga 400 euro për person për vetëm gjashtë kilometra. Ata të tregojnë vendin se nga duhet të kaloni. Në momentin kur kaloni kufirin, shfaqet policia hungareze. Ata na kapën, ishim 20 persona.
Na kanë dërguar në Szeged në një burg, burra, gra e fëmijë në një dhomë në bodrum. Na detyruam të zhvisheshim, madje na i hoqën edhe të brendshmet. Unë jam mysliman dhe ne nuk mund të pranojmë të na bëhet një gjë e tillë. Ata nuk na rrahën, por na trajtuan si kriminelë. Na bërtitën. Dorëzuam gjithçka. Jashtë dëgjoheshin lehjet e qenve. Ditën tjetër na kthyen paratë, patentat e shoferit, pasaportat, gjithçka. Pastaj na dërguan në një qytet tjetër, në një palestër sportive, ishte shumë e madhe, ku përsëri po na mbanin si të burgosur për të kaluar natën. Ishin qindra persona, gra, burra e fëmijë bashkë. Ditën tjetër pastaj na lejuan të merrnim trenin drejt Gjermanisë.

Strobl:
Pse dëshironi të qëndroni veç në Gjermani?

Zeqiri: Gjermania më ka hyrë në zemër qysh prej momentit kur pata qëndruar katër vjet gjatë viteve nëntëdhjetë në Saarbrücken si refugjat i pranuar gjatë kohës së luftës civile jugosllave. Oskar Lafontaine, e njihni? Atëherë, vendi im ishte rrënuar, të gjithë po gjuanin në drejtim tonin – urrejtje, hakmarrje, të gjitha shtëpitë ishin shkatërruar – nuk jetohej më. Pastaj dilni në Gjermani. Trotuaret janë të pastra, policia miqësore, populli i ndershëm, madje edhe zyrtarët publikë. Madje edhe zyrtarët publikë! Pas katër vjetësh u ktheva në Kosovë për shkak të fejuarës time. Atëherë ma mori mendja se me pak ndihmë të BE-së do të mund të kishim edhe ne pak Gjermani. Por nuk doli ashtu. Jam patriot. Gjithnjë në shtëpinë time në Ferizaj kam mbajtur varur flamurin gjerman. Madje edhe kur ishin të vegjël, fëmijët e mi shikonin televizionet gjermane që të mësonin gjermanishten.

Strobl:
Cili është statusi juaj legal tani?

Zeqiri: Më kanë «toleruar», por vetëm edhe për dy muaj. Jam në gjendje të tmerrshme. Më është refuzuar kërkesa për azil. Një gjermane më ka këshilluar ta kontestojë refuzimin. Ajo ishte një grua që vinte në qendrën e refugjatëve për të nisur procesin fillestar të regjistrimit. Por kjo punë nuk kishte kuptim, nuk të sjellë kurrgjë. U hodh poshtë padia dhe tani më duhet të paguajë avokatin nga 50 euro në muaj.

Strobl: E kuptoj zemërimin tuaj. Ne përnjëmend duhet të përçojmë mesazh të fortë në Kosovë dhe të themi mos i shitni shtëpitë tuaja! Mos hynin borxhe për të paguar trafikantët! Kur të vini këtu do t’ju shkojnë paratë në procese gjyqësore dhe duhet të paguani avokatin. Meqë nuk jeni të përndjekur politikisht, atëherë kërkesa juaj do të refuzohet dhe do të ktheheni në vendlindjen tuaj. Kështu do të ktheheni nga keni ardhur, madje me gjendje më të vështirë financiare se kur u nisët! Në të njëjtën ka një alternativë. Mund të ktheheni dhe të kërkoni vend pune në Gjermani derisa jeni në vendin tuaj.

Zeqiri: Nuk dua asgjë që të më jepet falas. Dua të kujdesem për veten time. Nuk dua ndihmë prej qeverisë. Jam saldator i zoti. Jam shumë i mirë në këtë punë. Mund ta kryej mirë këtë punë edhe nëse e nis sot. Kam marr me vete djemtë, por në Kosovë kam të bijën që po studion drejtësinë. Djemtë e mi flasin më mirë se unë gjermanishten. Gruaja ka regjistruar një kurs me 100 orë për ta mësuar gjermanishten.

Strobl: Si qenie njerëzore, e marr me mend dhe kuptoj gjithë këtë që po deklaroni. Besoj se ju duhet të bëni në vendin tuaj pikërisht këtë që dëshironi ta bëni këtu. Por ne politikanët duhet të kemi parasysh gjithë çështje ne prizëm të gjerë. Partia ime, CDU – unë jam zëvendësshef në nivel kombëtar – është parti që gjithnjë kërkon rend dhe ligj. Kemi përgjegjësi për të mbrojtur popullin gjerman prej të rreziqeve dhe kjo është arsyeja pse insistojmë që të respektohen rregullat. Natyrisht se unë marr me mend shpirtërisht dhe mendërisht atë që thoni, që thjesht i biri i vogël i zotit Zeqiri që të mbarojë shkollimin. Por në fund të fundit ne kërkojmë nisma që duhet të zbatohen në Kosovë, sepse ndryshe nuk do të mund të depërtonim askënd. Dhe ky do të ishte mesazh katastrofal. Do të kishte gjithnjë e më shumë persona që do të kërkonin azil, edhe nëse nuk do të ishin të persekutuar politikisht.

Zeqiri: Nuk ju kuptoj. Unë flas gjermanisht, fëmijët e mi flasin gjermanisht, sirianët duhet të mundohen fort që të arrijnë këtë nivel! Kam kryer trajnimin praktik në një kompani kopshtesh. Pronari ishte i kënaqur me punën time. Puna është nëse unë jam i trajnuar dhe arrij të gjejë një vend pune këtu, a mund të integrohem, a do të lejohem të qëndroj këtu? Mbase për një vit a gjashtë muaj, vetëm sa të shoh si jetohet këtu? Të shoh nëse është e mundshme t’i dilet në krye?

Strobl:
Meqë nuk punonin për momentin, duhet të ktheheni. Më vjen keq që duhet të ta them në fytyrë. Kjo nuk është mirë për ty. Por ju në aplikacionin tuaj se keni qenë të përndjekur politikisht. Por janë hetimet që kanë treguar se nuk është e faktuar kjo. Ju e keni kontestuar dhe keni parë se nuk keni nga t’ia mbani – thjesht sepse nuk jeni të persekutuar. Dhe kjo është arsyeja pse nuk u është dhënë azili. Ka mundësi që fëmijëve tuaj t’u jepet një rast, sepse fëmijë juaj 15 a 17 vjeç nuk mund të lihet këtu e ti me grua të ktheheni.

Die Zeit: ….fëmijët që shkojnë në shkollë dhe që janë pjesë e programeve të trajnimit tolerohen….

Strobl: Por tash është përgjegjësi e juaj që të ktheni në Kosovë.

Die Zeit:
Ku mund të shkoni? A keni ende shtëpi apo banesë në Kosovë?

Zeqiri: Kam huazuar shumë të lartë parash prej vëllait. Ai tani ka marrë pronësinë e shtëpisë tonë të vjetër. Do të detyrohem të jetoj me të dhe të kërkoj punë. Do të duhet të gjejmë shkollë të re për fëmijët e mi. Por nuk dua, nuk dua.

Strobl: Por ju mund të provoni të gjeni punë këtu edhe nga Kosova.

Zeqiri: Jo nuk mundem. Kam pritur 22 vjet për të ardhur këtu. Kam provuar pesë herë nëpërmjet Ambasadës gjermane. Nuk pati sukses. Duhet të prisni më shumë se tetë muaj për termin dhe pastaj ju kërkojnë edhe tetë muaj për përgjigje sepse mungon ndonjë dokument.

Die Zeit: A e keni ditur këtë para se të vinit, zoti Zeqiri, se nuk ka mundësi që njerëzve nga Ballkani Perëndimor nuk u jepet azili?

Zeqiri: Kam dëgjuar se pesë për qind e atyre nga Ballkani Perëndimor u është dhënë azili. Pesë për qind nuk është shumë, por shpresoj natyrisht të isha në këtë shifër. Të gjithë shpresojnë. Tani po vjen dimri, po bëhet ftohtë, kushdo që mundet, provon të vijë këtu.

Die Zeit: A e kuptoni se tani gjermanët kanë shtrënguar masat e kontrollit kufitar?

Zeqiri: Padyshim se po. Gjithashtu kam ndjenjën se ka shumë refugjatë. Disa do të shkojnë dhe pastaj ne do t’ia dalim mbanë.

Die Zeit: Kush do të shkojë?

Zeqiri: Kushdo që lajmërohet vullnetarisht.

Strobl: Nëse ju shkoni vullnetarisht, do të keni mundësi më të mirë për t’u kthyer përsëri. Sa më shumë që i rezistoni riatdhesimit, aq më vështirë do të bëhet që të ktheheni. Nuk po them asgjë për ju, por e vërteta është se ka njerëz që po zhduken papritur, ose humbin dokumentet dhe i shmangen kthimit. Dhe pastaj ne mund të kërkojmë ndalimin e rikthimit në vendin tonë. Nuk dëshirojmë që pastaj t’ju shohim më në Gjermani.

Zeqiri: Kur të vjen policia dhe të më çojë në aeroport, natyrisht se nuk mund të bëj asgjë. Duhet ta pranoni. Por të them me sinqeritet, nuk do të kthehem vullnetarisht. /DialogPlus/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat