Diplomacia paralamentare e deputeteve të Kuvendit të Kosovës në kongresin e SHBA (Foto)

Diaspora

Diplomacia paralamentare e deputeteve të Kuvendit të Kosovës në kongresin e SHBA (Foto)

Nga: Beqir SINA New York Më: 3 tetor 2015 Në ora: 07:09

WASHINGTON D.C: Gjatë këtyre ditëve me ftesë të Ambasadës amerikane, programit Open World - programin për lidership i veçantë për parlamentaret nga bota, një delegacion i deputeteve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i përbërë, nga deputetet Doruntina E. Maloku, përfaqësuese e LDK-së, Luljeta Gutaj përfaqësuese e PDK-së, Valdete Bajrami nga Nisma, dhe Jelena Bontiç nga Lista Serbe, po qëndrojnë për vizitë zyrtare në kryeqytetin e SHBA - Uashington.

Në kuadër të kësaj vizite, disa ditore ato edhe sot patën takime të shumta në Capitol Hill, më parë se të nisen për në shtetin e Iowa-s.

Delegacioni i deputeteve të Kuvendit të Kosoves ka vazhduar takimet në Uashington, dje dhe sot me takimet ndarazi me kongresistët z. Robert Aderholt, z. Jeff Fortenberry, znj. Dina Titus, z. Jeff McDermott dhe mikun e shqiptarëve z. Dana Rohrabacher, edhe kongresitin demokrat të Nju Jorkut, z. Eliot Engel, një nga lobuesit dhe përkrahesit më të mëdhenj të Kosovës.

Gjithashtu, katër deputetet nga Kosova në kuadër të vizitës së tyre në Senat dhe Kongres, janë takuar me z. Robert Hand - Këshilltar politik në Komisionin e Shteteve të Bashkuara për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë, si dhe z. Damian Murphy - zyrtar i lartë në Komisionin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan.

Njëra prej deputeteve Doruntinë E. Maloku, përfaqësuese e LDK-së, ka shkruar në statusin e saj në facebook se diskutimet e tyre kan qenë, sipas saj kryesisht ato që lidheshin me situatën e sigurisë në Kosovë, integrimin dhe anëtarësimin në organizmat ndërkombëtare dhe për përkrahjen amerikane për investimet e huaja në Kosovë.

Mësohet se takimet e deputeteve, nga Kosova në ligjëvënsin amerikan kan qenë mjaft miqësore, dhe se kogresistët amerikan kan shprehur interesimin e tyre për të vazhduar bashkëpunimin me Kosovën, me theks të veçantë lidhjet e tyre me Kuvendin e Kosovës.

Ndërkaq, në emër të delegacionit nga Kuvendi i Kosovës, deputetet kosovare kan gjetur rastin, për të falënderuar ligjëvënsit amerikan për pritjen dhe për gjithë mbështetjen që kan pasur ato në Kuvendin e Kosovës, dhe Republika e Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Është shumë me rëndësi, që ne t'i vazhojmë lidhjet tona me njerëz të rëndësishëm në SHBA-s, në këtë rast, me ligjevënës, përfaqësues të Senatit dhe Kongresit amerikan”, ka deklaruar në fillim të kësaj vizite deputetja e LDK, znj. Doruntinë E. Maloku.

Deputetja Maloku, tha për gazetën tonë se :”Si deputete e re, që vij nga një parti që ka vënë themelet e shtetndërtimit dhe gjithashtu themelet e marrëdhënieve me Uashingtonin zyrtar, është qenësore t'i vazhdojmë lidhjet tona, mjaft të mire, duke këmbyer përvojat dhe duke kërkuar vazhdimin e ndihmës që SHBA, i kan dhënë Kosovës në kohët më të vështira.”

Ajo shtojë se mikëpritësit u kanë premtuar që do të vazhdojnë angazhimin e tyre, për Kosovën dhe lobimin e tyre, për anëtarësim në organizmat ndërkombëtar si dhe do të angazhohen për sjelljen e investitoreve amerikanë në Kosovë.

Ndërkohë, nga e hëna, delegacioni i deputeteve nga Kosova do të qëndrojë për nji javë në Iowa, ku ato simbas programit do të takojnë krerët e të gjitha institucioneve dhe do të marrim përvojat nga ky shtet,





Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat