Kryeministri Rama injoron shqiptarët e Amerikës (Foto)

Diaspora

Kryeministri Rama injoron shqiptarët e Amerikës (Foto)

Nga: Beqir SINA - New York Më: 2 tetor 2015 Në ora: 20:30

NEW YORK : Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po qëndron në një vizitë të gjatë disa ditore në Nju Jork, ku ai po udhëheq delegacionin shqiptarë në Sesionin e 70-të , të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ai këtu është u takuar në takime bilaterale, në margjinat e OKB-së, edhe me homologët e tij, nga disa vende të botës, por për dallim nga vizitat e paraardhësve të tij dhe politikanëve të tjer shqiptar, nga Shqipëria, Kosova dhe viset shqiptare, të cilët i shfrytëzojnë këto vizita për t’u takuar dhe bashkëbiseduar edhe me shqiptarët e Amerikës, kjo i ka munguar kryeministrit të Shqipërisë zotit Rama.

Si në faqen zyrtare të Kryeministrisë, apo edhe në mendian shqiptare, që ka mbuluar vizitën e Kryeministrit Rama në Nju Jork, janë permendur të gjitha takimet, por as gjekundi nuk është permendur dhe nuk jepet se ka pasur takim Kryeministri Rama në Nju Jork me APEN dhe çfarë është biseduar aty……! Por, është permendur se ai është takuar me disa aktivistë të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe partnerët e Qendrës për Zhvillim Ndërkombëtar të Harvard-it, me fokus studimet e përbashkëta mbi shqiptaro-amerikanët dhe rrugët e përfshirjes në aktivitetet e jetës politikë e sociale të vendit tonë, duke shtuar simbas tyre se “Qeveria do të bashkëpunojë me të gjithë të interesuarit për organizimin e Samitit të Parë të Diasporës Shqiptare, në marsin e vitit të ardhshëm në Tiranë”.

Mirëpo ajo që të bie në sy dhe lë për të dëshiruar në këtë vizitë , është se :" Në një kohë që Kryeministri Rama, është takuar në Nju Jork, me disa grupe shqiptarësh, në dreka dhe darka private ( me dyer të mbyllyra) sidomos ai ka shfrytëzuar ato të grupeve të interesit, që mendohet se Ramam ka lidhje biznesi, me diasporën nuk është takuar fare.

Ndërsa, ai ka qenë i ftuar në fund të javës që shkoi edhe takimin 7-të vjetor të organizatës APEN - një organizim profesionistësh shqiptarë me edukim të lartë dhe pozicione pune të spikatura në Nju Jork, e rreth saj - ky takim është censuruar nga shtypi i cili paraqet vetëm "sukseset" e takimeve në Nju Jork,

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë këtij takimi - i cili ka formën e një bashkëbisedimi me rrjetin e sipërmarrësve, gjatë përgjigjeve të tij, nuk ka treguar aspak respekt, dhe etikën e një lideri, por ai ka injoruar dhe “ofenduar” madje në një mënyrë skandaloze - të gjithë ata që e kan pyetur Kryeministrin dhe prisnin përgjigje prej tij.

“Apeli” i Kryeministrit Edi Rama për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit - në diasporë “Rrini aty ku jeni se jeni mirë!”

Kështu ka ndodhur në përgjigjen me pyetjen :”Se a ka kërkuar më shumë angazhim të shqiptarëve, që kanë lënë gjurmë në shtetet ku kanë vajtur dhe ku kanë ngritur karrierat e tyre profesionale? Rama, i është përgjigjur se : “Jeni mirë këtu në Amerikë, lerëni Shqipërinë, për ata që janë atje - rrini këtu se mirë jeni - këtu - s’keni çka me bër atje ju nga diaspora” u përgjigjë Rama.

Skandali i Kryeministrit Rama - ka qenë edhe ofendimi i tij në përgjigjen që i jep e një studenteje të farmacuetikës,: “Asaj i ka thënë kryeministri Rama se ndoshta ajo i ka marr ato hapa që i bën vet si faramaciste!”. Të pranishmit janë “shashstisur” mbasi asnjeri nuk e kuptojë se çfarë donte të thoshte me këtë përgjigje Kryeministri i Shqipërisë.

Të befasuar kan qenë të pranishmit edhe më atë shprehjen banale kur Kryeministri i Shqipërisë, zoti Edi Rama i thotë njerit prej atyre që e pyesnin “Bullshit” një fjalë kjo që vejn nga fjalori vulgar i anglishtes, që në shqip përkthehet “Çfarë mu…po flet”

Ky thanë shumë nga pjesëmarrësit e këtij takimi ishte shumë larg nga dëshira e jashtëzakonshme shqiptarëve në SHBA , të cilët kan kontribuar në Shqipëri drejtpërdrejtë dhe prisnin përgjigje inkurajuese dhe mirënjohëse të Kryeministrit të Shqipërisë , zotit Edi Rama i cili së bashku me qeverinë e tij duhet të bëj më shumë që investimet e shqiptarëve të Amerikës të mos jenë simbolike në Shqipëri.

Sepse, ndryshimi që Shqipëria dhe shqiptarët presin nuk mund të bëhet pa prezencën dhe pjesmarrjen edhe të diasporës - shqiptarëve të Amerikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat