LDK e PSHDK: Shqiptarë të Solloturnit votojeni Shpetim Xhemailin

Diaspora

LDK e PSHDK: Shqiptarë të Solloturnit votojeni Shpetim Xhemailin

Më: 2 tetor 2015 Në ora: 15:33

Në vazhdën e aktiviteteve të shumta, në këtë fushat zgjedhore, sot u takuan në Langenthal, kryetari i PSHDK për Zvicër Gjok Paloka, Mark Baftiu, koordinator në mes CVP-së, LDK-së, PSHDK-së, Saim Tahiraj nënkryetar i degës së LDK-së për Zvicër me kandidatin për kantonin e Soloturnit Shpetim Xhemaili.
Biseduam se si të organizohemi dhe të koordinohemi sa më mirë që përmes aktivistëve tanë, të shfrytëzojmë të gjitha mundësit që sa më mirë ta përkrahim kandidatin Shpetim Xhemaili, i cili ka një potencial jashtëzakonisht të madhë intelektual si student i shkencave politike.
“Ju bëjmë apel të gjithë shqiptarëve në kantonin e Solloturnit që sa më shumë ta votojnë Shpetim Xhemailin, sepse votojnë për ardhmërinë e tyre”, bën thirrje LDK-ja dhe PSHDK-ja në Zvicër. BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat