Artisti Alban Muja nga Kosova prezantohet në Albanian Institute New York

Diaspora

Artisti Alban Muja nga Kosova prezantohet në Albanian Institute New York

Nga: Beqir SINA - New York City Më: 1 tetor 2015 Në ora: 14:52

GRAMERCY PARK NYC : Artisti nga Kosova - Alban Muja - ka bërë mbrëm një prezantim publik, në Albanian Institute New York, i cili është një institucion për artin bashkëkohor dhe promovonë artin dhe marredhenie kulturore shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo, veprimtari e bukur artistike, është mbajtur mbrëm në “The Players” në NYC, një klub i artit dhe teatrit shekspirian i themeluar më 1888.

Në këtë veprimtari morën pjes një grup artistësh, nga Shqipëria, - Kosova, dhe nga të gjitha trojet, së bashku me kolegët e tyre artistë amerikan.

Veprimtaria u zhvillua në kuadër, të një projekti i organizuar nga Dino Korca, drejtor i Albanian Institute dhe njekohesisht president i Rrjetit të Instituteve Kombëtare të Kulturës së Bashkimit Evropian ne Nju Jork (EUNIC), gjithashtu, i shoqeruar me shfaqjen e videove dhe filmave, të realizuar në një prej mediumeve artistike, me të cilat Alban Muja punon.

I lindur në Mitrovicë, Muja, emër i njohur për gjetjet e tij artistike, në lëmin e asaj që thirret "Free Your Mind", konsiderohet, tani për tani, si një prej artistëve më aktivë në Kosovë. Paraqitja, e tij mbrëm, në Nju Jork, në formën e një bashkëbisedimi “Artist Talk”, në Albanian Institute, ku ai ka folur rreth 45 minuta - rreth krijimtarisë së tij mbi disa prej punëve personale të cilat kan hapur debat social, edhe për skenën e artit dhe tranzacionin ne shoqërinë kosovare, ka zgjuar kërshirnë edhe të artistëve amerikan e shqiptar në Nju Jork.

Artisti nga Kosova , Muja - me këtë rast ka ndar me publikun e Nju Jorkut kompleksitetet e jetës moderne, zhvillimet sociale, ekonomike, e politike ne Kosove dhe rajon, siç tha ai.

Muja në këtë veprimtari ishte përballë kuratorit të njohur njujorkez Colin Huerter, i cili është një ekspert kuratorial nga Nju Jorku, aktualisht drejtor në RH Contemporary Art Gallery në Chelsea.

Në "IBM" e tij, thuhet se Muja, është një artist vizual dhe regjisor i cili ka punuar nëpër mediumet dhe dimensionet, në mënyrë për të shqyrtuar dhe, shpesh, më tej ai shtjellon kompleksitetet sociale, kulturore, politike, ekonomike, dhe të jetës së përditshëm e moderne. I frymëzuar shpesh nga zbulimet e papritura në jetën e tij të përditshme, dhe i ndikuar nga proceset transformuese në rajon - dhe më gjerë përreth, tij, ai heton histori, dhe tema socio-politike dhe i lidh ato në pozicionin e tij në Kosovë sot.

"Pozita ime artistike tha Muja është në një mënyrë shumë të veçantë pasi ajo reflekton dhe komentet për shoqërinë bashkëkohore dhe mundimet e njerëzve brenda një konteksti gjeo-politike, pasqyruar nëpërmjet këtij arti real. Në punën time tha ai janë përshkuar me hidhërimin e sistemit gjeopolitike, anet sociale dhe artistike, gjera të tilla për të komunikuar me akte artistike individuale - disa ironike, disa intime por gjithmonë kritik."
Artisti koosovar në këtë paraqitje interesante, mori si shembull, duke e ilustruar atë edhe me videon me një nga krijimeve të tij, më të pikasura - të titulluar Tony's, ku në begraudin duket një fotografi e nëntë djemve të Kosovës, të quajtur Tony apo TonyBlair, të veshur si Toni Bler, real.

"Të gjithë të nëntë djemt, tha Muja, kanë lindur në vitin 1999, viti kur vendi i tyre fitoi lirinë e saj, e cila ka shumë atribute nga ish Kryeministri i Anglisë për atë çka bëri për të ndihmuar Kosovën në lirinë e saj- çlirimin e Kosovës, për të pasur identitetin e vet kombëtar. Kjo pjesë ka pesh, tha ai mbi historinë e Kosovës para dhe mbas vitit 1999, por edhe të reflektojë mbi historinë e saj të re duke u bërë duke futur emra jo-shqiptare të identitetit të tyre kombëtar".

Dino Korca, drejtor i Albanian Institute dhe njekohesisht president i Rrjetit te Instituteve Kombëtare të Kulturës së Bashkimit Evropian ne Nju Jork (EUNIC), sqaron se Instituti Shqiptar është një organizatë jo-fitimprurëse artit bashkëkohor institucion e vendosur në New York City. "Ne mbështesim artet nëpër disiplina, të sigurojmë një forum për shkëmbimin kulturor dhe dialogut, dhe të krijojmë mundësitë e arsimimit në SHBA dhe më gjerë".
“The Players” në NYC, është një rezidencë i stilit Gothic Revival- në lagjen Gramercy Park, e ndërtuar në vitin 1888, kur Edwin Booth, aktori më i madh amerikan i kohës së tij, ka blerë një rezidencë antike shekspiriane dhe të për të transformuar atë në një klub të caktuar "për promovimin e marrëdhënieve sociale mes anëtarëve të profesionit dramatike, letërsi , pikturë, skulpturë dhe muzikë, si dhe klientët e artit. Duke fillluar nga Mark Twain deri tek Jimmy Fallon, ku tradita e këtij portreti në qytetin e New Yorkt, ka qenë i gjallë dhe ndër më të vizituarit për 125 vjet.

Veprimtaria artistike e cila u konceptua në formën e një bashkëbisedimi “Artist Talk”, në Albanian Institute, ka përfshirë një bisedë interaktive me artistin, shfaqjen e filmit, segmente të pytejeve e përgjigjeve, e ndjekur nga një kotejl.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat