Takim me kandidatēt shqiptar që garojnë në zgjedhjet nacionale zvicerane

Diaspora

Takim me kandidatēt shqiptar që garojnë në zgjedhjet nacionale zvicerane

Më: 30 shtator 2015 Në ora: 15:22

Qendra Kulturore Shqiptare me seli në Eugen-Huberstrasse 19a Altstetten/ZH, pranë Konsulatës së Kosovēs, në bashkëpunim me Bashkēsinë Shqiptare në Zvicēr, me datë 03 tetor 2015 nga ora 10.00, në lokalet e lartëpërmendura organizon takim informativo - promovues për të gjithë kandidatēt shqiptar që garojnë në zgjedhjet parlamentare zvicerane të 18 tetorit 2015.

Ftojmë kryesitë e shoqatave shqiptare në Zvicër, që në këtë takim bashkërisht të informohemi, debatojmë dhe të gjejmë mënyrat dhe mundësitë e mbështetjes-mobilizimit të energjive tona, në mënyrë që në këto zgjedhje të dëshmojmë se jemi të organizuar, të bashkuar dhe të integruar. Të pranishëm në këtë takim do tē jenë Ministri i Diasporës z. Valon Murati dhe përfaqësues të institucioneve zvicerane! Punimet e takimit do të përcillen nga mjetet mediale të informimit si TV Syri Blue në bashkëpunim me TV 21, nga radiot lokale, përfaqësues të shtypit dhe portaleve informative në Zvicër.

Me nderime e respekt
Shukrije Ramadani
QENDRA KULTURORE SHQIPTARE
Eugen-Huberstrasse 19a, 8048 Altstetten/ZH
[email protected]
+41765640138

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat