Koncert i madh nga Robert Ukaj në mbështetje të Arber Bullakaj

Diaspora

Koncert i madh nga Robert Ukaj në mbështetje të Arber Bullakaj

Nga: Nga Maksim Gjokaj Më: 30 shtator 2015 Në ora: 14:14

I pranishëm ka qenë edhe Arbëri i cili në Zvicër ka një reputacion të mirë jo vetëm nga shqiptarët por edhe nga të huajt dhe nacionalitetete e tjera, ndërsa me origjinë është nga Zolograzhda-Therandw.

Një super koncert i organizuar mjaft mirë nga “Mega Event” dhe i mbushur plot me shqiptarë ku vinin për të përkrahur kandidatin shqiptar Arber Bullakaj në zgjedhjet nacionale ku ai më 18 tetor është në këto votime si kandidat i Partisë Socialdemokrate (SP). Disa nga emrat më të mirë të muzikës shqiptare si: Leonida Marjakaj, Kida si dhe grupet folklorike, Ansambli “Arbëresha” dhe “Drita” etj, si dhe artisti më i madh i humorit, Sevdai Radogoshi kanë qenë të pranishëm mes qindra njerëzve ku salla nuk mundi t’i zërë të gjithë, e ku janë argëtuar pa fund në një atmosferë që rrallë përsëritet.

I pranishëm ka qenë edhe Arbëri i cili në Zvicër ka një reputacion të mirë jo vetëm nga shqiptarët por edhe nga të huajt dhe nacionalitetete e tjera, ndërsa me origjinë ështwë nga Zolograzhda-Therandw.

Ne kontaktuam me organizatorin dhe drejtuesin e “Mega Event”, Robert Ukaj, dhe donim të dinim më shumë për këtë organizim të madh ku ai mes tjerash na thotë: “Unë e mbështeta Arbërin me këtë koncert sepse pashë një potencial të madh në personin e tij si politikan, dhe ky si paralmentar kur të jetë në Parlamentin e Zvicrës mund të na mbështesë fort ne si emigrantë në këtë vend, pasi edhe ne po jetojmë dhe veprojnë si secili zviceran këtu”. Por më tej ne mesojmë se Arbëri është edhe mik i mirë i Robertit e mbi të gjithë Arbëri është një djalë i mirë dhe i talentuar.

Ndërsa kur ne e pyetëm Arbërin për idenë e bukur të kësaj mbrëmje ai na dha këtë përgjigje: “Unë shpresoj për mbështetjen e komunitetit shqiptarë në Zvicër. Organizatori Robert Ukaj bashkë me ekipin tim të zgjedhjeve kanë iniciuar këtë manifestim për disa arsye. Nga njëra anë kemi dashur ta bëmje kandidaturen time më publike, si dhe për t’i bindur njerëzit që të votojnë për mua me 18. tetor 2015.

Në anën tjetër dëshiroja, që shqiptarët të merrnin pjesë në një panel diskutimi me politikanë zviceranë. Në ketë menyrë interesi i shqiptarëve për politikën zvicerane do forcohej më shumë. Në ngjarje të tilla s’duhej të harrohet edhe gëzimi ndaj muzikës me familje dhe shoqëri.”

Por ai ka një tjetër premtim për të gjithë ata që e mbëshëtesin: “Unë jam rritur në Kosovë dhe si 8-vjeçar kam migruar në Zvicër. E di se si është të jetosh një kohë pa prindin. Prandaj unë jam i interesuar në çështjen e migrimit. Përveç të qenit një politikan në këshillin e qytetit të Ëil-it un jam anëtar i komitetit të kontrollit si dhe sipërmarrës.

Si një sipërmarrës unë gjithmonë jam i interesuar që ekonomia të jetë stabile dhe e qëndrueshme. Po ashtu jam i interesuar në fushën e mirëqënies sociale, taksave si dhe sigurimeve. Ne po ju sjellin disa nga fotot e mbrëmjes mbajtur në Wil të Zvicrës ku shihet super atmosfera në mbështetje të Arbër Bullakaj./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat