Katër Deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës për vizitë në SHBA

Diaspora

Katër Deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës për vizitë në SHBA

Nga: Beqir SINA - New York Më: 30 shtator 2015 Në ora: 07:02

WASHINGTON D.C: Me ftesën nga Ambasada amerikane, në Prishtinë, për një vizitë pune dy javore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndodhet një delegacion e grave deputete të Parlamentit të Kosovës

Doruntina E. Maloku, përfaqësuese e LDK-së, Luljeta Gutaj përfaqësuese e PDK-së, Valdete Bajrami nga Nisma, dhe Jelena Bontic nga Lista Serbe , janë përzgjedhur në mesin e 30 deputeteve për të marrë pjesë në një program të organizuar Open World - programin për lidership i veçantë për parlamentaret nga Kosova

Sipas ambasadorit John O’Keefe, i cili është drejtor ekzekutiv i organizatës Open World ka 10 vjet që në Kongres dhe ne Senatin amerikan, nuk ka pasur një interesim kaq të madh për të takuar delegacionet nga shtetet e huaja, në Uashington.

Delegacioni i grave deputete të Parlamentit të Kosovës, në Kongresin dhe Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka pasur qysh në ditën e parë takime shumë të rëndësishme me senator e kongresmen amerikan. Sot, ato u takuan me Kongresistin David Price, Kongresistin Vern Buchanan, Kongresistin Sam Farr, Kongresistin Peter Roskam dhe me Senatoren Joni Ernst dhe Senatorin Chuck Grasley, me të cilët biseduan për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon Kosova, nevojen për investime të huaja dhe për procesin e integrimit të Kosovës në organizmat ndërkombetar.

“Është shumë me rëndësi, që ne t'i vazhojmë lidhjet tona me njerëz të rëndësishëm në SHBA-s, në këtë rast, me ligjevënës, përfaqësues të Senatit dhe Kongresit amerikan”, deklaroi deputetja e LDK, znj. Doruntinë E. Maloku.

Deputetja Maloku, tha për gazetën Bota sot se :”Si deputete e re, që vij nga një parti që ka vënë themelet e shtetndërtimit dhe gjithashtu themelet e marrëdhënieve me Uashingtonin zyrtar, është qenësore t'i vazhdojmë lidhjet tona, mjaft të mire, duke këmbyer përvojat dhe duke kërkuar vazhdimin e ndihmës që SHBA, i kan dhënë Kosovës në kohët më të vështira.”

Ajo shtojë se mikëpritësit na kanë premtuar që do të vazhdojnë angazhimin e tyre, për Kosovën dhe lobimin e tyre, për anëtarësim në organizmat ndërkombëtar si dhe do të angazhohen për sjelljen e investitoreve amerikanë në vendin tonë.

Takimet e delegacionit të grave deputete nga Parlamentti i Kosovës, në Uashington do të vazhdojnë edhe këto ditë ku ndër të tjera, ato do të takojnë edhe kongresitin demokrat të Nju Jorkut, z. Eliot Engel, një nga lobuesit dhe përkrahesit më të mëdhenj të Kosovës.

Ndërkohë, që të enjten, delegacioni i deputeteve nga Kosova do të qëndrojë për nji javë në Iowa, ato do të takojnë krerët e të gjitha institucioneve dhe do të marrim përvojat nga ky shtet, i cili është binjakëzuar vitin e kaluar me Kosovën.





Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat