Caritasi Zviceran nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Mamushës

Diaspora

Caritasi Zviceran nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Mamushës

Më: 29 shtator 2015 Në ora: 13:36

29 Shtator 2015 (Prizren, Kosovë) - Caritasi Zviceran Misioni në Kosovë ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Komunen e Mamushës në mënyrë që të mbështesin edukimin parashkollor në nivel komunal; dhe kjo mbështetje është e bazuar në fillimin e Fazës V të Projektit të Edukimit Parashkollor të Caritasit Zviceran për periudhën 2015 -2017.

Jemi te kënaqur qe lidhim marrëveshje me Caritasin Zviceran ne përmbushjen e synimeve tona për një edukim te mirëfilltë dhe kualitativ ne nivel komunal. – theksoi Zt. Arif Butuc, Kryetari i Komunës së Mamushës.

Caritasi Zviceran përmes këtij projekti do të ofrojë mbështetje për arsimim parashkollor ne Komunën e Mamushës, nëpërmjet pajisjes se klasave parashkollore dhe do të sigurojë trajnim për edukatoret parashkollor. Trajnimi qe do te ofrohet nga Caritasi Zviceran është certifikuar nga departamenti përkatës i Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë për zbatimin e trajnimit të mësuesve parashkollor. Për këtë qëllim ne kemi krijuar tashmë planin dinamik në përputhje me kërkesat e DKA-së - theksoi Zt. Kreshnik Basha Shef i Misionit të Caritasit Zviceran;

Donatorët kryesore të Fazës V të Projektit Edukimi Parashkollor janë: Principata e Lihtenshtajnit, SDC, Fondacioni Medicor dhe Caritasi Zviceran./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat