Media zvicerane: Vizitë në Shqipëri? Pse jo!

Diaspora

Media zvicerane: Vizitë në Shqipëri? Pse jo!

Më: 29 shtator 2015 Në ora: 12:17

Pas mediave tjera gjermane si Bild, Zeit, të cilat shkruanin për atraktivitetin turistik në Shqipëri, së fundi shkrim të ngjashëm për promovimin e turizmit në Shqipëri ka bërë edhe gazeta zvicerane Bluwin.ch.

“Vizitë në Shqipëri? Pse jo! Vendi i vogël që shtrihet mes Detit Jon dhe Adriatik ka plazhe përallore, kulturë të pasur, bukuri natyrore dhe njerëz mikpritës. E gjithë kjo vetëm më një çmim shumë të ulët,” fillon shkrimin gazeta zvicerane.

“Nëse Kroacia ishte më parë vendi i bukurive sekrete në Adriatik, tani ky vend është Shqipëria, pasi me pak shpenzime mund të shohësh shumë sende, që do ia vlenin,” shkruan më pas gazeta, duke treguar se me 20 euro, mund të hash e të pish çfare të duash në secilin restorant shqiptar.

Çfarë duhet të shikoni dhe të zbuloni…

Më pas Bluwin, tregon për qytetin historik të Krujës kreshnike dhe të qytetit shkëmbor –Beratin. “Për adhuruesit e maleve, ka marshuta mjaft mbresëlënëse në rrethinën e Gjirokastrës ku bukuria e maleve shqiptare do ju lë pa fjalë,” shkruhet në të.

Shkrimi mbyllet me theksimin e Syrit të Kaltër në Sarandë, si një bukuri më vete, por media tregon se në Shqipëri mund të vizitosh shumë sende të ndryshme me pak aksion. Shqipëria ka çtë ofrojë në secilën fushë turistike./ Bota sot

Ausblick auf Saranda, Albanien an der Ionischen Küste Badeort Dhermi in Albanien

Glockenturm von Gjirokastra, Albanien

Ausblick auf Landschaft bei Gjirokastra, Albanien

Traditionelle Häuser in Gjirokastra, Albanien

Blue Eye Quelle in Albanien / Syri i kalter

Albanische Alpen mit See

Festung von Kruja, Albanien

Gassen in Kruja, Albanien

Schafherde im albanischen Hinterland

Amphitheater in Butrint, Albanien

Skuthari (Skardar) See, Albanien, Insel Grmozur

Tirana mit Glockenturm und Moschee

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat