Votoni Arber Bullakajn dhe listën nr. 9 dhe kandidatin nr. 9

Diaspora

Votoni Arber Bullakajn dhe listën nr. 9 dhe kandidatin nr. 9

Nga: Arbër Bullakaj Më: 28 shtator 2015 Në ora: 15:31

“Do të gëzohesha më shumë nëse shqiptarët do të angazhoheshin edhe në politikën zvicerane”, thotë Bullakaj.

Arbër Bullakaj është i lindur në Sallagrazhdë të Therandës. Qysh në moshën 8 vjeçare ka emigruar në Zvicër. Pas shkollimit ka punuar në fushën e financave, llogaritjeve, kontrollit dhe taksave. Sot është drejtues i një zyre këshillimi në qytetin Wil të kantonit St. Gallen. Është anëtarë i Partisë Socialdemokrate, fillimisht në qytetin Wil e më pas edhe në nivel kantoni. Në vitin 2013, është zgjedhur anëtar i Parlamentit të qytetit Wil, kurse tani është zëvendëspresident i Partisë Socialdemokrate në nivel kantoni (Sankt Gallen) dhe anëtar i komisionit për financa në nivel kantoni.

Z. Bullakaj, sivjet jeni kandidat për Parlamentin Nacional në Zvicër në kuadër të Partisë Socialdemokrate (SP). Cilat janë ambiciet tuaja?

Arbër Bullakaj: Si djalë emigranti kryesisht jam marrë me çështjet e integrimit. Si emigrant nuk është gjithmonë e lehtë, prandaj luftoj për kushte dhe trajtim të barabartë. Sidomos në edukim ku nuk duhet të lejohet diskriminim. Politikat e Partisë Socialdemokrate janë orientuar kah kërkesat për energji të rinovuar dhe për mbrojtjen e ambientit, tema me interes për mua, pa harruar çështjen e drejtësisë tatimore si dhe mbështetjen e sigurimit të njerëzve me të ardhura të ulëta.

Keni zgjedhur Partinë Socialdemokrate (SP), pse?

Bullakaj: Partia Socialdemokratike është angazhuar prej vitesh për emigrantët dhe azilantët. Është një angazhim shumë i madh i Partisë Socialdemokrate në fushën e integrimit, të tregut të punës dhe kërkesës së edukimit në kulturën dhe gjuhën e atdheut të tyre, pa diskriminim. Në Partinë Socilademokrate, ndoshta më shumë se sa në partitë tjera, emigrantët mirëpriten përzemërsisht.

Si trajtohet nga SP-ja çështja e të huajve?

Bullakaj: Angazhimi i Partisë Socialdemokrate për emigrantët është i madh. Në takimin e partisë në Lugano, Partia Socialdemokrate ka prezantuar një platformë mjaftë të gjerë. Sa i përket Kosovës, këshilltarja e hershme e Partisë Socialdemokrate Micheline Calmy-Rey, ka dhënë një kontribut të madhë për njohjen e Kosovës si shtet. Ajo që unë do të dëshiroja të përmendja është fakti qe Michele Calmy-Rey ditën e Pavarësisë së Kosovës erdhi tek ne në Wil, dhe mori pjesë në Meshën e Misionit Katolik të Shqiptarëve. Në tetor të vitit 2013 një delegacion i Fraksionit të Partisë Socialdemokrate ka udhëtuar për në Kosovë. Ata kanë vizituar trupat zvicerane të KFOR-it të angazhuara në “Swisscoy”. Ai delegacion ka pasur negociata për një marrëveshje të re të sigurisë sociale. Përveç kësaj Fraksioni i Partisë Socialdemokrate kërkoi edhe mundësi për intensifikimin e Punës në Diasporë, me një fjalë është një pako e gjerë për të cilat Partia Socialdemokrate i ka në platformat e saj.

Z. Bullakaj, më 18 tetor 2015, në zgjedhjet nacionale, çfarë kërkoni nga shqiptarët?

Bullakaj: Kërkoj nga bashkatdhetarët e mi një mbështetje të fuqishme, veçmas të atyre që jetojnë në kantonin St. Gallen, sepse vetëm ata munden të më mbështesin drejtpërdrejt me votën e tyre. Ndikimi i votës së shqiptarëve do të jetë për mua vendimtare, prandaj e pres mbështetjen e të gjithëve.

Ju i takoni gjeneratës së parë, sa keni arritur me i përcjellur aktivitetet e diasporës shqiptare?

Bullakaj: Në kantonin e St. Gallen jetojnë shumë shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia. Shumica prej tyre janë personalisht dhe profesionalisht të përgatitur mirë. Sivjet është parë një mobilizim i përgjithshëm duke i tejkaluar bindjet e tyre, sepse gjatë tërë kohës kanë qenë shqiptarët unik. Është e qartë se për shkak të moshës sime, më herët nuk kam mundur të jem i angazhuar, por viteve të fundit mendoj se nuk kam qenë aspak indiferent. Por, do të gëzohesha më shumë nëse shqiptarët do të angazhoheshin edhe në politikën zvicerane.

Çfarë duhet bërë shqiptarët për t’u bërë faktor shoqëror e politik në Zvicrës?

Bullakaj: Integrimi është një proces, i cili nuk mund të bëhet brenda një dite. Ndërkohë ka shumë shqiptarë, ose zviceranë me origjinë shqiptare të cilët janë angazhuar në fusha të ndryshme (p.sh. sport, mjekësi, ekonomi, gastronomi etj), dhe kanë shënuar rezultate inkurajuese. Edhe në politikë po shfaqen emra të shumtë, në pushtetin lokal rezultatet janë inkurajuese, sidomos në kantonin e Gjenevës. Ky është një proces, i cili do të ishte mirë që të ngadhënjente sivjet në kantonin St. Gallen, dhe kjo të ndodhte pikërisht me mua, pse jo?! Mendoj se në aspektin shoqëror jemi në rrugë të mirë sepse shqiptarët janë integruar mirë duke bërë një jetë të suksesshme në fushën e biznesit dhe të shkencës.

Pas kësaj përvoje, për shqiptarët e kantonit tuaj, çfarë ke për të thënë, po mendoj në aspektin organizativ?

Bullakaj: Me gjithë ndonjë vërejtje evidente mund të them se e ardhmja do të dëshmojë, por do të lutesha që ky sukses të nis me 18 tetor 2015, për t’u bërë një faktor ndikues dhe i respektuar. Të shpresojmë se këtë rast historik bashkatdhetarët e mijë nuk do ta lëshojnë. Më vonë, unë do të angazhohem bashkë me ta për tu bërë pjesë e projekteve kulturore, projekteve të integrimit ose të politikës. Por kjo duhet të bëhet nga secili prej nesh. Angazhimi në lagjen e banimit, në projektet e shkollës etj, është një ndihmë në komunitet që reflektohet shumë. Ndërtimi i urave të miqësisë me zviceranët, ftesa që duhet bërë strukturave të lagjes a qytetit në festat shqiptare ka rol dhe ndikim specifik. Pra secili prej nesh me sjelljen dhe shërbimin e tij mund të bëhet aktiv në ambientin e tij, duke i rrëzuar paragjykimet dhe frikën. Vetëm duke u bërë pjesë e shoqërisë hapën shumë dyer, thyhen shumë barriera. Urojë më gjithë zemër që kësaj radhe të fitojmë bashkërisht, kurse në të ardhmen edhe më shumë shqiptarë të interesohen në politikë dhe të zgjidhen si kandidat. Vetëm në këtë mënyrë ne do të arrijmë të jemi pjesë dhe të përfaqësojmë më së miri shqetësimet tona politike.

Më 18 tetor 2015, janë zgjedhjet nacionale, kurse Arber Bullakaj kandidat i Partisë Socialdemokrate (SP). A ke një mesazh për shqiptarët?

Bullakaj: Partia Socialdemokrate është e angazhuar sidomos për gjeneratën e parë, siç thuhet këtu „sekondo’s“. SP e ka mbështetur shumë Kosovën që prej fillimit në përpjekjet për pavarësi. Partia Socialdemokrate është e vendosur për një politikë të drejtë sociale, nga e cila duhet te përfitojnë të gjithë qytetarët. Përveç kësaj është Partia Socialdemokrate SP, që më ka favorizuar mua në këto zgjedhje, prandaj i ftojë shqiptarët që masovikisht ta votojnë Listën 09 dhe Kandidatin 09, Arber Bullakaj!

Z. Bullakaj, juve po ju urojmë për një fitore, dhe në të njëjtën kohë u bëjmë thirrje shqiptarëve që jetojnë në kantonin St. Gallen të jenë të mobilizuar dhe të dalin masovikisht në votime për të të zgjedhur ty si kandidat i tyre!

Bullakaj: Ju falënderojë për intervistën. Qysh tash po i falënderoj të gjithë ata që më shoqëruan dhe janë angazhuar në këtë proces, pasi ky angazhim është ndikues dhe përcaktues dhe mjaft i vlefshëm për zgjedhjen time, andaj në këto pak ditë që na kanë mbetur, i lus bashkatdhetarët e mi që ta mbështesin kandidaturën time, sepse fitorja ime është edhe e tyre, e juaja dhe e komunitetit shqiptar në Zvicër!

Intervistoi: Donikë Rifati

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat