Die Zeit: Shembulli i shqiptares që s’mori azilin, por u integrua në Gjermani

Diaspora

Die Zeit: Shembulli i shqiptares që s’mori azilin, por u integrua në Gjermani

Më: 27 shtator 2015 Në ora: 15:01

“U linda në 1996 në Duisburg, por nuk kishte gëzim familjar, pasi halla, teka, daja dhe mixha ndodheshin kilometra larg në Kosovë. Përkundër kësaj, ditëlindjes sime ju gëzua Sada, Shefika, Fatima dhe Ferizi që edhe ata si ne, ndodheshin në kampin e refugjatëve,” tregon në hyrjen e artikullit ish refugjatja nga Kosova.

Ajo më pas tregon historinë e shpërnglusjes së familjes së saj në 1992 nga Kosova, pasi babai i saj ishte në rrezik pas kërkimit të pavarësisë së Kosovës. Përkundër kësaj, familja nuk mori të drejtën e azilit dhe s’kishte diçka tjetër përveç durimit. Mes luftës për drejtësi dhe frikës për shpërngulje, pas më shumë se një dekade, 2012, familja e saj mori të drejtën për të jetuar e punuar në Gjermani, ndërsa vetëm në 2015 filloi procedura e natyralizimit të saj, përkundër që Donika ishte e lindur atje.

“Ajo që më buri të integrohem lehtë, përkundër vështirësive ekonomike, ishte studimi. Shpesh ndodhte që mësusja më thoshte, se këtë nuk e ke shkruar vetë, por me ndihmën e prindërve, ndërsa unë qeshja me mos njohurinë e halleve të mia në shkollë,” shkruan mes tjerash Donika Muji për Die Zeit.

Në fillim Donika jetonte sëbashku me familjen e saj pesë anëtarëshe në një shtëpi 20 metra katrorë, ndërsa më pas një një bunker derisa u bë 8 vjet. Pas marrjes së bursës në institucionin Hans-Bockler-Stiftung, ajo studioi zellshëm shkencat politike, duke u integruar plotësisht në Gjermani.

“Një person nuk është vetëm refugjat, por edhe një individ që ka qëllimet dhe dëshirat e veta,” shkruan Donika Muji për Die Zeit, që ishte edhe artikulli i parë i saj./ Bota Sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat