Bukë e bekuar

Diaspora

Bukë e bekuar

Nga: Beqir SINA - New York Më: 27 shtator 2015 Në ora: 07:16

Papa Françesku ka qenë tema e ditës në New York këtë javë, nga Muzeu i Kullave Binjake, te kori i të rinjve në Harlem apo te fluturimi me helikopter mbi Statujën e Lirisë. Kryetari i Bashkisë Bill de Blasion e bëri qytetar nderi.

Një nga fenomenet në median njujorkeze ishte pa dyshim edhe sanduiçi “Papa Françesku”. Autori ishte një shqiptar nga Staten Island, Leo Balaj. Në lokalin e tij, “Leo’s Sandwich Shop” klientët kanë pasur një surprizë këto ditë: Një kruasan me djathë dhe proshutë për 5 dollarë në 153 Forest Ave., West Brighton.

Por siç tha për gazetën shqiptare “Illyria”, në New York, Balaj ka ndër mend që të gjitha fitimet e të enjtes dhe të premtes do t’ia dhurojë nismës: “Project Hospitality”.

Pronari shqiptar tha se zgjodhi këtë nismë humanitare sepse ajo kujdeset për të pastrehët dhe të pafatët.

“E ndjej se Papa Françesku do të preferonte që të ndihmohej kjo organizatë”, tha ai gjatë një interviste për TV A1, në New York. Ai u citua edhe në gazeta tw tjera lokale si “Staten Island Advance” etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat