Vizita e Papa Françeskut në Nju Jork - Mijëra njerëz në Ground Zero, Central Park, dhe Madison Square Garden

Diaspora

Vizita e Papa Françeskut në Nju Jork - Mijëra njerëz në Ground Zero, Central Park, dhe Madison Square Garden

Nga: Beqir Sina Më: 26 shtator 2015 Në ora: 13:55

NEW YORK CITY : Pas fjalimit historik të ditës së parë të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, në Kongresin e SHBA-së në Uashington, Papa i parë që foli në Capitol Hill - dy dhomat e përfaqësuesve Amerikan - senatit dhe kongresit, Papa Françesku - dje erdhi në metropolin e botës, qytetin e Nju Jorkut.

Vizita e Papës në Nju Jork - ka nisur me një takim tjetër, historik - kësaj radhe me politikën ndërkombëtare, kur ai mbasi do të vizitonte selinë e OKB-së, mbajti një fjalim në hapjen e asamblesë së 70-të të përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Papa Bergoglio në Pallatin e Qelqtë - vendosi një kuruorë për viktimat në mbarë botën -ndërsa u takua edhe me Sekretarin e Përgjithshëm Ban Ki-moon e presidentin rus të Këshilllit të Sigurimit të OKB-së.

Papa - gjatë fjalimit të tij nga foltorja e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, denoncoi abuzimet në mjedis para udhëheqësve botërorë dhe zyrtarëve të lart nga e gjithë bota, në OKB, me një fjalim - ku ai tha se : ”Një etje egoiste dhe të pakufishme për pushtet dhe pa prosperitet, vetëm në fitimin material, e çon botën në keqpërdorimin e pushtetit, dhe në përjashtimin e të dobëtit dhe krijon kushte të pafavorshme ndaj burimeve natyrore - Ndryshimi i klimës, mund “të kërcënojnë vetë ekzistencën e llojit njerëzor ... Çdo dëm i bërë në mjedis, pra, është dëmi bërë për njerëzimin.”, tha Papa Francesku në fjalim në hapjen e Asamblesë së 70-të, të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Vizita 40 orëshe në metropolin e botës - qytetin e Nju Jorkut - e Papa Franceskut, është konsideruar si e jashtëzakonëshme. As që ishte menduar, se do të i bëhej një pritje e till kaq entusiaste dhe kaq e madhe dhe e sigurt - pa as më të voglin incident, shkruan sot shtypi amerikan.

Kjo, sipas vlerismeve të shtypit amerikan - ka qenë vizita më e madhe për historin papale në Nju Jork, por natyrisht edhe për një 78-vjeçar si Ati i Shejtë Papa Françeskut, i sigurt kudo i rrethuar nga mijëra e mijëra njerëz nga e gjithë bota.

Në Nju Jork, Papa Francesku e filloi vizitën e tij - zyrtarisht ditën e parë me një fjalim në mëngjes në Kombet e Bashkuara, e ndjekur më pas duke vizituar memorialin Muzeumi Kombëtar 9/11 dhe një shërbes ndërfetare, ku mori pjesë edhe një Imam shqiptar Dr. Tahir Kukaj -

Gjatë shërbimit të ndër-fetarë, ai gjithashtu tha: "Ky vend i vdekjes u bë një vend i jetës shumë njerëzve, nga të gjitha racat dhe kombet e rruzullit, një vend ii përkujtimit të jetës, himni në triumfin e jetës mbi profetët e shkatërrimit dhe vdekjes, për të vënë mirësinë mbi të keqen, për të marrë pajtimin dhe unitetin mbi ndarjen dhe urrejtjen. "

Papa Françesku - gjatë vizitës në 9/11 Memorial dhe Muzeun Kombëtar, u pritë dhe nga Kori i të Rinjve nga New York City, i cili këndojë ritualet fetare për të.Gjithashtu, në këtë koncert liturgjik me Young People' Chorus of New York, - pjestare ishte edhe talentia shqiptare Dea Deda Elezaj.

Vizitën në pjesën e poshtme të qytetit - në shtegtimin e tij apostolik, të Papa Françeskut në Nju Jork, nga shtypi vendas, është parë si një nga ngjarjet më emocionuese e domethënëse, sidomos për lutjen në Ground Zero për paqen.

Ati i Shenjtë Jorge Bergoglio, i shoqëruar edhe nga kardinali Dolan, dhe zyrtarët e lart të qytetit të Nju Jorkut, arriti në Ground Zero, në orën 11. 30 me orën vendase, ose 17. 30 me atë të Prishtinës dhe Tiranës. Papa Françesku, u ndal në atë vend, ku dikur lartoheshin dy rrokaqiejt binjakë “Twin Towers”. Këtu, në ceremoninë e memorialit, ishin të pranishëm familjarët e viktimave të atentatit terrorist të 11 shtatorit, autoritetet e vendit e përfaqësues të feve të ndryshme.

Gjëja e parë që të bie në sy edhe sot në këtë vend kaq tragjik ku, si në një film tmerresh, humbën jetën tri mijë vetë, është një kryq 7 metra i lartë: dy copa trarësh prej çeliku, të nxjerra prej gërmadhash nga një punëtor, një ditë pas tragjedisë, e të kryqëzuara për t’i siguruar njerëzit e pushtuar nga tmerri, se Hyji nuk i kishte braktisur. Sipas shumë njujorkezëve, vizita e Papës në këtë vend simbol, ka të njëjtin kuptim: E këtë kuptim e ka edhe lutja për paqen në botë që u lartua nën Kryqin e besimit e të shpresës, në një vend ku më 11 shtatorin e vitit 2001 ndokush pati bërë pyetjen tepër të vështirë “Ku ishte Zoti?”.

Pastaj Ati i Shejtë Papa Françesku, ka pasur një parakalim madhështor me autokolonën e tij me papamobil - përmes rrugës qendrore të qytetit Central Park, përpara se të arrinte para një mase të madhe pelegrinësh të ardhur nga mbar Shtetet e Bashkuara dhe nga vende të ndryshme të botës, besimtar që ndjekin çdo vizitë të Papës nëpër botë, në pallatin e sportit Madison Square Garden - ku ai mbajti e Meshën e Madhe, para 20 mijë besimtarve.

Dhe, një vizitë në një shkollë katolike në kishën Gruaja Mbretëresha Jonë e Engjëjve për të varfërit në lagjen East Harlem të Nju Jorkut, ka qenë mjaft emocionuese.

Shkolla, e cila shërben për 295 fëmijë kryesisht ata latin dhe ata afrikan, është në përputhje me misionin e Françeskut, që të shërbejnë për fëmijët e emigrantëve, fëmijëve të braktisurit dhe të varfërve. Gjithashtu, thuhet se ajo ilustron betejat e Kishës Katolike me ndryshimin e pakësuar në kongregacione ...

Pas vizitës me fëmijët, Papa u takua edhe me emigrantë dhe ka marr disa dhurata prekese prej tyre, duke përfshirë mjetet nga punimet e tyre, bluza me numer 1 Papa Francesku, - dhe një top futbolli me emra futbollistësh, si dhe një libër me tregime të emigrantëve.

Kurse, në fund të vizitës së sotme në Nju Jork -Ati i Shenjtë Jorge Bergoglio, ka qenë një pritje madhështore në parkun më të madh të qytetit Central Park - ku më shumë se 100 mijë njerëz, kanë marrë pjesë në procesion më të madh të kësaj vizite historike, që Ati i Shejtë Papa Françesku, po i bënë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sot, Papa FRancesku do të udhëtojë për në Filadelfia, ku të dielën do të mbyll vizitën e tij disa ditore në SHBA- me takimin e VIII Botëror të Familjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat