Pritja e Papa Franceskut në Nju Jork dhe dhurata nga shqiptari

Diaspora

Pritja e Papa Franceskut në Nju Jork dhe dhurata nga shqiptari

Më: 25 shtator 2015 Në ora: 13:54

Mijëra njerëz mbushën trotuaret e Fifth Avenue në Nju Jork për të parë nga afër Papa Franceskun, i cili bëri kalimin e tij tradicional me makinën papale përgjatë rrugës Manhatan deri në katedralen e Shën Patrikut për lutjet e mbrëmjes.

Nën tingujt e muzikës shoqëruar me performacën e korit të kishës, Ati i Shenjtë u prit nga 3 mijë persona brenda katedrales, e cila sapo është rikonstruktuar me një kosto miliona dollarë posaçërisht për vizitën e Papës.

Mijëra të tjerë e pritën jashtë dhe e shoqëruan largimin e tij drejt misionit të Selisë së Shenjtë në Kombet e Bashkuara. 10 sekonda më Papën afër i kanë mjaftuar turmës masive të emocionet dhe të shpërthejë në lot.

“Nëna ime vdiq dymbëdhjetë vjet më parë nga një sëmundje e tmerrshme. Ajo ishte një katolike shumë e devotshme dhe kisha do të thotë gjithçka për të. Pra, ndihem sikur jam këtu për të dhe kjo është jashtëzakonisht e prekshme. Vetëm fakti që po e shoh atë në rrugë me bën të ndihem e bekuar,thotë, Terri Thompson, e cila ka ardhur nga Los Angelos në Nju Jork bashkë me vajzën e saj, vëllanë dhe babain.

Do të kishte qëndruar këtu… nuk e di sa kohë, sado të nevojitej do ta prisja vetëm për ta parë,thotë Jim DiMarco, i cili ka udhëtuar nga Cleveland i Ohajos vetëm për të parë nga afër Atin e Shenjtë.

Për të tjerë, pamja e shkurtër e autokolonës nuk ishte e mjaftueshme.

“Unë dëshiroja më shumë. Ishte e vlefshme, por kam pritur shumë kohë për të parë atë më mirë“, thotë Camilo.

Në ndërkohë po në Nju Jork, emigranti shqiptari Tony Salihaj krijoi një picë me imazhin e Papa Françeskut, me rastin e vizitës së tij të parë në SHBA.

Picieri shqiptar thotë se do të dëshironte t’ia dhuronte atë Atit të Shenjtë, i cili dihet që i pëlqen picat.

Papa Francesku ndodhet ne shtetet e bashkuara në kudër të vizitës së tij historike , pas vizitës së tij tre ditore në Kubë.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat