Ministri Valon Murati pritet nga Ministri i Diasporës Sllovene

Diaspora

Ministri Valon Murati pritet nga Ministri i Diasporës Sllovene

Më: 25 shtator 2015 Në ora: 13:21

Ministri i Diasporës, z. Valon Murati gjatë vizitës së tij në Republikën e Sllovenisë, sot u prit nga Ministri i shtetit Slloven për diasporë, z. Gorazd Zhmavc.

Gjate këtij takimi u shkëmbyen informata dhe përvoja nga të dy vendet në fushën e bashkëpunimit me diasporën.

Në kuadër të vazhdimit të mëtejmë të bashkëpunimit të ndërsjellë, ministri Murati e ftoi homologun e tij slloven për një vizitë zyrtare në Prishtinë gjatë këtij viti.
Si rezultat i takimit dy ministrat konstatuan se për vendet si Kosova dhe Sllovenia, bashkëpunimi dhe mbajtja e lidhjeve me diasporën është jetike.

Pas njoftimin nga ministri Murati për punën që Ministria e Diasporës të cilën e udhëheq është duke bërë në fusha të ndryshme, Ministri Zhmavc e përgëzoi Ministrin Murati për punën e mire, sidomos për aktivitetet e rrjetëzimit të kategorive të ndryshme profesionale të diasporës.

Në këtë takim ishin prezent edhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Sportit të Sllovenisë ku me ta u diskutua përkrahja e shtetit Slloven për mësimin plotësues të gjuhës dhe kulturës shqipe në Slloveni, sidomos në ato zona ku është më e koncentruar diaspora jonë.

Ne këtë takim ministri Murati u shoqërua nga Ambasadori i Kosovës ne Slloveni, Nexhmi Rexhepi./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat