Ish mis Kosova 2010, Kështjella Pepshi synon postin e deputetes në Parlamentin zviceran

Diaspora

Ish mis Kosova 2010, Kështjella Pepshi synon postin e deputetes në Parlamentin zviceran

Nga: Laurat MULLIQI Më: 24 shtator 2015 Në ora: 21:45

Këto ditë kishte ardhur në Kosovë ish misi i Kosovës për vitin 2010, Kështjella Pepshi ,e cila jeton në Zvicër. Ne u takuam me Kështjellën në lokalet e hotel Dukagjinit, ku zhvilluam një bisedë të shkurtër për kombëtaren “Bota sot”. Ajo na rrefeu për jetën dhe karrierën e saj , të cilën e afirmuan ate jo vetëm në Kosovë. Kështjella në rrugëtimin e saj për tu ngjitur në majat e bukurisë e gjeti frymëzimin dhe përkrahjen e madhe nga prindërit e saj, e sidomos nga nëna, Zize Pepshi veprimtare e dallur e çështjës kombëtare.
Kështjella në fillim të bisedës tha së “Për të qenë e suksesshme në një profesion përpos punës nevoiten edhe dhunitia e bukuria të cilat tipare njeriut ia falë Zoti”.
Edhe unë pata një fat të tillë gjatë shtetgtimit tim jetësor shrehet ajo.Në këtë drejtim shumë më ndihmuan prindërit të cilëve iu jam shumë mirënjohës për sukseset e daritashme, e sidomos përkrahja nga nëna, sepse babain nuk e kam më në jetë.
Fillimi I karrierës ishte pjesëmarja në shumë festa shtetërore të Kosovës, si recitatore dhe moderatore.Natyrisht së kjo më ndihmoj shumë në arrtijën në majat e bukurisë fëmerore. Sukseset e mia lidhën shprehet në vazhdim të bisedës, Kështjella më vitin 2010, kur u zgjodha Mis Kosova.Pasi që isha e para unë përfaqësova vendin tim në Mis Univers në Las Vegas që u mbajtë po të njejtin vit. Një sukses tjeter ishte në Bern të Zvicrës. Arrita të rradhitëm ndër tri bukuroshet e para për kantonet e Bernit, Soluturnit dhe Fraiburgut.

Meqenëse edhe nëna ime ishte veprimtare e dallur, e cila dha një kontribut të dalluar për lirinë dhe pavarësinë e kombit, edhe për mua ishte një motiv shtesë për ta afirmuar komunitetin e shumtë shqiptarë në Zvicër, duke u inkuadruar në politikë , I cili profesion është sa i vështirë edhe sfidues.Kandidimi im sivjet për deputete në Parlamentin e Zvicrës pa dyshim është sfida me e madhe.Kandidatura ime është bërë në kuader të PSHDK-së, dhe nga partia zvicerane e CVP-së .Këto zgjedhje shprehet Kështjella do të mbahen më 18 tetor të këtij viti, ku në listë renditem në pozitën e 7-të që është pozitë favorizuese për mua.Zgjedhja eventaule për deputete të cilën pozitë nga komuniteti shqiptarë nuk e ka arritur askush deri me tash do të ishte padyshim një sukses I madh për mua edhe komunitetin shqiptarë në përgjithësi. Kjo do të më bënte shumë të lumtur , sepse do ti afirmoja edhe më shumë shqiptarët në këtë shtet edhe më gjerë, sikur po e bëjnë këtë punë sportistët , e veqmas futbollistët e spikatur në shtetin e Zvicrës dhe gjithëandej në botë.Angazhimi im , dhe përkrahja e madhe nga shqiptarët, por edhe përkrahja e partive nga të cilat jamë propozuar, do të bënin që unë të arrijë edhe të bëhëm deputete.

Në vazhdim bashkëbiseduesja jonë thotë së nga revista “Maxim” e Zvicrës është zgjedhur politikanja me e bukur dhe më e sukseshme për Zvicër, Gjermani dhe Austri. Nese arrijë të zgjedhem si deputete në Parlamentin e Zvicrës, do të angazhohem që komuniteti shqiptarë në Zvicër të afirmohet edhe më shumë .Deri më tash kemi pasur shqiptarë të cilët kan arritur në poste politike vëtëm të niveleve kantonale.

Krejt në fund të kësaj bisede, Kështjella na tregoi edhe për suksesin e saj nga revista” Esquire” ku është zgjedhur ndër femrat më të bukura në botë, duke përfaqësuar Kosovën në vitin 2015.Sigurisht së të gjitha këto do të ndikojnë që unë mos të ndalem në rrugëtimin tim edhe në politikë, shprehet në fund të kësaj bisede ish Mis Kosova, Kështjella Pepshi. Ne i dëshiruam suksese edhe në veprimtarinë politike, duke shpresuar së nuk do të mungon as përkrahja e madhe e shqiptarëve që Kështjella ta kurorizon këtë synim politik, sepse suksesi i saj do të jetë edhe suksesi i shqiptarëve kudo që jetojnë dhe veprojnë …

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat