Zvicra me 99.799 “pur” kosovarë dhe 80 mijë «serbë” qe flasin shqip

Diaspora

Zvicra me 99.799 “pur” kosovarë dhe 80 mijë «serbë” qe flasin shqip

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 12:11

Në raportin e publikuar ditë më parë nga Zyra Federale për Statistikë, janë dhënë shifrat përfundimtare dhe të plota të të huajve që jetojnë në Zvicër. Sipas saj, në Zvicër jetojnë afër dy milionë njerëz me pasaporta të huaja, ose 24.3 për qind e popullatës së gjithmbarshme. Pas tyre vijnë “serbët” ne fakt pjesa dermuese shiptare nga Kosova (ende me pasaprtra te RS) dhe Lugina (78092) ata të Maqedonisë (636516), njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga Zvicra.
Zvicra bëhet me 100-000 kosovare. Mbeten edhe 80 mijë te “konvertohen” nga serbë ne kosovare te cilet ende posedojne pasaporta te tyre.

passKoSerb1Të dhënat në këtë raport theksojnë se rreth dy të tretat e të gjithë të huajve janë nga shtetet e BE-së dhe Evropa Perëndimore. Numri më i madh i tyre vijnë nga Italia, e në radhë pas italianëve janë gjermanët, portugezët dhe francezët..Perdallim nga vitete me parshme, shifrat e raportit të fundit ( 2014) duken te jene statistikë me te sakta dhe më komplete.
Në Zvicër ëshë regjistruar vitin e kaluar një shtesë prej 10.208 kosovarëve, keshtu duke arritur numrin 99’799 “pur” (pyrrë) kosovare, dmth shtetas nga Republika e Kosovës ne shtetin helvetik duke shënuar rritjen më të madhe pas portugezëve dhe italianëve, bëhet e ditur në statistikat e migracionit “Statistik Zuwanderung”, që i ka bërë publike Sekretariati për Migracion.
Zvicra de jure me 99.800 kosovarë , de fakto me 180 000 (me pasaporta serbe 80 mijë)
Sipas zëdhënësit të ODM, Martin Reichlin, kjo ka të bëjë kryesisht me faktin që qytetarët nga Kosova në Zvicër, që nga pavarësia e Kosovës qe 7 vite edne posedojne pasaportat sebe, cka ende kane mbetur edhe 80.000 tjere me pasaporta serbe.

Ndërkaq në mesin e të huajve nga “vendet e treta”, vendin e parë e zënë shtetasit e Kosovës, të cilët kanë arritur shumë afër shifrës së 100 mijë (saktësisht 99.800).
Ndërsa, në numrin e shtetasve të Maqedonisë, pjesa dërmuese janë shqiptarë etnikë. Kështu, marrë së bashku, numri i shqiptarëve në Zvicër është dukshëm më i madh se sa tregojnë statistikat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat