CVP e Zvicrës shembull se si duhet të punohet për shtet me të gjithë qytetarët e Zvicrës

Diaspora

CVP e Zvicrës shembull se si duhet të punohet për shtet me të gjithë qytetarët e Zvicrës

Nga: Shkruan: Xhevat Rexhaj Më: 4 shtator 2015 Në ora: 08:38

Gjenerata e dytë e shqiptarëve në Zvicër tani më pjesë e institucioneve që do punoi edhe në politikë për shtetin zviceran, vërtet mrekulli.

Vitet e 70 ta të shekullit të kaluar ishin ato vite kur shumë shqiptarë morën rrugën e gurbetit si krah pune në shtetet demokratike e të zhvilluaraa të Europës e më larg gjerë në Amerikë e Australi. Ato vite ishin ishin edhe vite ku me djersen e gurbetqarëve filloi të ndërrohej jeta në familjet shqiptare në ish Jugosllavi, pra filloi një mirëqenje më e mirë të dukej në praktikë. Më vonë ndodhi një shkuarje e shumë familjeve shqiptare, por tani më jo si punëtor të kërkuar në perëndim, por si refugjatë të ikur nga gjenocidi dhe barbarija serbe. Shumë familje edhe të shkolluara tani më kishin fillue një jetë të re në shtete perëndiimore, ku duhet cekur se edhe qasja ndaj shteteve ku ata u vendosen ishte ndryshe nga gurbetqarët e disa viteve përpara. Me këtë dua të them se tani më prindërit ishin të interesuar që fëmijët e tyre të futur në shkolla, të korrnin rezultate të mira dhe të siguronin një të ardhme të duhur dhe me profesione të duhura. Pa u ndal shumë rreth kësaj teme, duhet cekur se gjenrata e dytë filloi të jetë pjesë e infrastruktures shoqërore dhe jetësore e Zvicrës. Shumë të rinjë e të reja kryen dhe po kryejnë shkolla të larta, fakultete e gjerë edhe post studime. Tani më në Zvicër të rinjë e të reja shqiptare janë pjesë e institucioneve të të gjitha fushave jetësore, që prej qeverije e gjerë në banka, biznese, agjenci të ndryshme dhe tash së funsi qe disa vite edhe pjesë e politikës. Kohët e fundit një parti, apo partija më e vjetër në Zvicër parti parlamentare CVP ka hap dyert për shumë të rinjë e të reja shtetas zviceran me prejardhje shqiptare që të jenë pjesë përberëse e kësaj partije edhe në listat për zgjedhje nacionale që do mbahen në tetor të këtij viti. Vlen të theksohet se sidomso sekretarja gjenerale e kësaj partije Zonja Beatrice Wertli, njiherit familjarisht njifet si anëtare e një Familjeje miqësh për shqiptarët, ka bërë shumë për dhe rreth angazhimeve të të rinjëve e të rejave me rranjë shqiptare të jenë pjesë e politikës.

Tani më partitë në Zvicer janë në valë zgjedhore dhe shi për këtë me 29 gusht CVP ja mbajti Konventen e partisë me mbi 1 000 të pranishëm, e në mesin e tyne edhe shumë shqiptarë me të drejte vote, dhe kandidatët e kandidatet shqiptarë-e; Diellza Shatri, Herolinda Avdyli, Shpëtim Xhemali, Kështjella Pepshi, Ilir Shala , Qendresa Latifi, Rinor Tahiraj, Shqipe Bajrami, Anina Martini, Prend Berisha, Lulzim Maliqi, Veton Rasaj, Kreshnik Peci. Ishte kënaqësi të shifeshin e përjetoheshin këto të reja dhe këta të rinjë se si për mrekulli përfaqësonin familjet por edhe CVP dhe shtetin zviceran si qytetar të njejtë me ata 1 000 të pranishëm. Duhet cekur se mysafire në tubim ishin edhe aktivistët e njohur shqiptarë, Mark Baftijaj, Riza Smajli, Ajet Avdyli Petrit Shkodra e plotë të tjerë që janë shembull se si duhet dashtë edhe shtetin ku jetohet, shtet ky pra Zvicra që gjithnji ju gjetë në krah Kosoves dhe popullit të saj, por edhe mbetet shtet i dytë për ne shqiptarët. Për dhe rreth këtij tubimi do sjelli edhe një bisedë me aktivistin, dhe urëlidhësin në mes partive popullore të Zvicrës , Austrisë e Gjermanisë me partitë e djtahta shqiptare sidomos PSHDK dhe LDK, Z. Mark Baftija.

Me 28 gushte në qytetin Le Chable të Valisit, u takuan delegatët e Kongresit të CVP-së, dhe musafirët nga partitë popullore të Europës (EPP - European People's Party) ku ishte i ftuar edhe Z. Mark Baftija nga PSHDK-ja dhe kandidatja e për deputete në parlamentin zviceran Zonja Diellza Shatri. Ishte një pritje e përzemërt e musafirve nga ana e anëtarës së qeverisë zvicerane, Bundesretin Doris Leuthard, kryetari i CVP Christophe Darbellay dhe Sekretarja Generale Béatrice Wertli. Rreth këtij takimi që ishte si parapërgatitje për Kongresin e partisë që do mbahej të nesërmen Z. Mark Baftija rrëfen: “ Pas nje takimi me dyer te mbyllura, ku merrnim pjesë edhe ne musafirët, u vendos për programin politik dhe për përgatitjet zgjedhore federale të CVP-së . CVP kishte organizuar edhe një darkë pune ku ishte edhe Ministri i punve të jashtme të Austrisë Z. Sebastian Kurz, Sekretari gjeneral i ÖVP Gernot Blümel, dhe nga EPP ishte Presidenti Joseph Daul. Gjatë darkës së punës biseduam gjatë për problemet të cilat për momentin po e preokupojnë Evropen – kuptohet Zvicren dhe Lindjen e mesme, si dhe për Ballkanin e Kosovën. Sekretari Gjeneral i ÖVP Z. G. Blümel u interesua për projektin e integrimit të komunitetit shqiptarë në partitë evropiane popullore , gjegjësishte me atë që po ndodh në CVP, ku mbi 10 të rinjë e të reja me prejardhje shqiptare e shtetësi zvicerane janë kandidatë në lista për zgjedhje federale si dhe mundësin e bashkëpunimit në mes PSHDK –së dhe OVP –së ( partisë popullore austriake) thotë Z. Baftija . Ne u dakorduam shton Z. Baftija që të vizitojm Wienen, dhe të kemi një bashkëpunim të mirë me OVP-në.

Ndërsa në bisedë me ministrin e punëve të jashtme të Austrisë z. Sebastian Kurz folëm konkretisht se si edhe në austri të rinjët me prejardhje shqiptare që kanë të drejte vote në Austri të jenë pjesë e proceseve zgjedhore sidomos në partinë popullore të Austrisë, pra OVP.

Z. minister S. Kurz shprehu gatishmërin dhe dëshirën që di4 e tillë të jetësohet edhe në Austri, duke shtuar se: "Ne jemi të lumturë të kemi integrimin e komunitetit shqiptarë në jetën politike e shoqërore në Austri edhe përmes OVP-së".



Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat