Ja, përsëri erdhi shtatori i shkollave shqipe!...

Diaspora

Ja, përsëri erdhi shtatori i shkollave shqipe!...

Nga: Nga: Sadik Elshani (x) Më: 3 shtator 2015 Në ora: 15:59

Filadelfia-SHBA
Me gushtin shkoi vapa e me vapen kaluan edhe pushimet verore. Shtatori filloi dhe, si gjithmone, na kujton hapjen e shkollave, fillimin e vitit te ri arsimor. Pra, kjo eshte nje gje krejtesisht e zakonshm, rutine. Ne trojet tona etnike nxenesit do te ulen ne bankat shkollore e do te mesojne ne gjuhen shqipe. Por, ketu ne Amerike, ne diaspore, na shqeteson numri shume i vogel i shkollave shqipe. Kemi shume femije, kemi hapur pak shkolla shqipe dhe ne ato s i ndjekin pak nxenes. Profesor Eqrem Cabej ka thene: "Gjuha pasqyron nje kombesi, ajo eshte pasqyra me e qarte e nje kombesie dhe e kultures se saj". Pra, eshte identiteti, leternjoftimi yne, eshte pjese perberese e ADN-se sone.
Mësues, nxënës e prindër të shkollës shqipe “Gjuha Jonë”-Filadelfia
Me sa dashuri e adhurim poetet dhe atdhetaret tane: Naim Frasheri, Dom Ndre Mjeda, At Gjergj Fishta e shume te tjere, vargjet me te bukura ia kushtuan gjuhes shqipe, gjuhes sone te embel e te dlire. Po ashtu, mjaft atdhetare shqiptare e flijuan edhe jeten e tyre, vetem per arsyen se kishin hapur shkolla shqipe dhe u mesonin femijve gjuhen amtare, gjuhen shqipe. Dhaskal Todhrin e vrane, kur po çonte ne Shqiperi "ar e permbi ar" - shkronjat shqipe, per te ngritur nje shtyshkronje, per te shtypur libra shqip.
Gjate shekujve te rende te roberise shumeshekullore te Shqiperise, gjuha jone u ndalua, u mallkua. Per kete gjuhe te bekuar, gjuhe te zjarrte, eshte derdhur gjak! E ne, ne diaspore, çfare bejme sot per gjuhen tone? Fatkeqsisht, jo edhe aq shume! Me indiferencen tone, me pakujdesine, me mosperfilljen, qe jemi duke treguar ndaj gjuhes sone, duket sikur edhe vete jemi duke e mallkuar gjuhen tone?! Eshte nje mallkim i heshtur, por qe godet e lendon rende. Te mos e mallkojme gjuhen tone, te hapim shkollat shqipe e t'ua mesojme femijve tane gjuhen amtare, e mos te mos na zere mallkimi i At Gjergj Fishtes:
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi kete gjuhe te Perendis',
trashigim, qe na la i Pari,
trashigim s'ia len ai fmis',
edhe atij, po, iu thafte goja,
qe perbuze kete gjuhe hyjnore;
qi n'gjuhe t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e len mbas dore!
(At Gjergj Fishta, "Gjuha Shqype")
Ne, ne Shoqaten atdhetare-kulturore "Bijte e shqipes", ne Filadelfia te SHBA-ve, krenohemi me shkollen tone shqipe, qe me 6 shtator do t'i hape dyert per te dymbedhjetin vit. Nga te gjitha veprimtarite e shumta atdhetare, kulturore e sportive, qe organizon Shoqata jone, ne gjithmone e veçojme funksionimin e rregullte te shkolles shqipe, si kryeveprimtarine tone. Shoqatat krijohen per te ruajtur e per te krijuar vlera kombetare. Prandaj misioni i Shoqates sone eshte: ruajtja e trashegimise, gjuhes, tradites e kultures sone kombetare. E kush mund ta kryeje kete mision me mire, se sa shkolla shqipe?! Nuk ka kenaqesi me te madhe se kur i sheh femijet tane duke folur shqip, duke recituar vjersha shqip, duke kenduar shqip, duke lozur shqip! Shkolla shqipe, per femijet tane, eshte nje kenaqesi, nje pervoje jetesore. Perveç njohurive, qe marrin per gjuhen, kulturen, artin, historine tone, ata brumosen aty edhe me ndjenjat e atdhedashurise. Njihen me figurat e ndritura te kombit tone, me shqiptaret qe kane bere emer ne fushat e ndryshme te artit, shkences, sportit etj.
Per funksionimin sa me te mire te shkollave shqipe eshte i nevojshem dhe i domosdoshem angazhimi maksimal i te gjithe faktoreve te perfshire ne kete proces: drejtuesve te shkolles, mesuesve, prinderve, nxenesve. Pervoja jone ka treguar se prindi eshte faktori kryesor, pa perjashtuar faktoret tjere. Kur prinderit tane shqiptare jane te vendosur, te perkushtuar, edhe nxenesit jane te rregullt, jane te perkushtuar. Padyshim qe kjo eshte nje sakrifice per prinderit, qe jane te angazhuar me pune dhe te ngarkuar me detyrimet tjera familjare. Por eshte nje sakrifice, qe ia vlen te kryhet per te miren e femijeve te tyre, per te miren e Kombit tone.
Njoftimi për nisjen e mësimeve në shkollën shqipe, në Filadelfia...
Deshem, apo s'deshem ta pranojme, me largimin tone ne emigracion Shqiperia eshte varferuar, ajo e ndien mungesen tone. Por, kete humbje, le ta shnderrojme ne fitore per vendin tone, duke i mbajtur gjalle: gjuhen, kulturen, traditat dhe zakonet tona, qenjen tone shqiptare. Sot ne keto kohera te revolucionit kibernetik, globalizimit, hapjes se kufijve, Shqiperia mund te ndihmohet edhe nga larg, duke investuar, duke dhene pervojen tone perendimore, duke ndihmuar ne zhvillimin e proceseve demokratike etj. Ne kete prizem, duhet pare rolin e zgjeruar te shkollave shqipe. Pra, jo vetem si nje mjedis, ku mesohet gjuha ne menyre mekanike, por edhe si nje vater ku ngrihet ndergjegja kombetare dhe mbillet fara e atdhedashurise. Te marrim shembull nga vellezerit tane arbereshe, qe per 500 vjet i ruajten gjuhen, traditat dhe zakonet shqiptare. E, si e bene ata kete gje? Duke folur shqip ne shtepi, duke hapur shkolla e kolegje ne gjuhen shqipe, duke botuar libra, gazeta e revista shqipe, duke kremtuar festat tradicionale shqiptare, gjithmone te veshur me kostume kombetare.
Bashkesia jone shqiptare - amerikane ka nje potencial te madh njerezor, intelektual e profesional. Prandaj duhet te jemi me te organizuar dhe t'i bashkerendojme me mire veprimet, punet tona. Ta shfrytezojme kete potencial per te miren e kesaj bashkesie, per te miren e Kombit tone. Ajo, qe na mungon, eshte perkushtimi i duhur, kembengulja, vendosmeria, vullneti i mire, ndjenja e sakrifices per te bere diçka me teper, se vetja jone. Pra, edhe per te hapur shkolla shqipe. Te perpiqemi qe shkollat, te cilat jane hapur, te zgjerohen e te vazhdojne me sukses punen e tyre. Po ashtu, bashkerisht te perpiqemi per te hapur edhe shume shkolla te reja.
U perqendruam ketu me teper ne rolin dhe rendesine e shkollave shqipe, por nuk duhet ta leme anash edhe rolin e familjes. Ajo eshte e para, se nuk ka shkolle qe mund ta zevendesoje familjen. Edhe dy shtetet shqiptare, Shqiperia dhe Kosova duhet te bejne me teper per te ndihmuar hapjen dhe funsionimin sa me normal te shkollave shqipe, duke i furnizuar ato me tekste dhe mjetet tjera te nevojshme mesimore, me ekspertize pedagogjike etj. Eshte per t'u lavderuar puna qe bejne qQeveria e Kosoves, Ministria e Diaspores dhe perfaqesite diplomatike te Kosoves, duke i furnizuar me libra shkollat shqipe, duke organizuar takimin/festivalin e shkollave shqipe, duke u perkujdesur per mbarevajtjen e punes se shkollave shqipe. Per fat te keq, qeveria e Shqiperise eshte duke bere shume pak, ose aspak!?
Ja, perseri erdhi shtatori!... Pra, le t'ia hapim dyert, t'i hapim dyert e shkollave shqipe! Pune te mbare!
Filadelfia, shtator 2015
---------------------
(x)Sadik Elshani eshte Doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i Bashkesise Shqiptare – Amerikane, ne Filadelfia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat