Brenda 10 ditësh, Kosova i humbi tre kolosët e dijes dhe të atdhetarizmit

Diaspora

Brenda 10 ditësh, Kosova i humbi tre kolosët e dijes dhe të atdhetarizmit

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 15:54

Nazmi Jakurti, ka postuar në statusin e tij në facebook një fotografi të rrallë - ku shihen tre nga klolosët e dijes dhe atdhetarizmit shqiptarë siç i ka quajtur ai të cilët nuk janë më në mesin tonë, megjithse vepra e tyre do të jetë e përjetshme.
Jakurti një veprimtar i njohur nga Kosova i cili jeton në Zvicer, shkruan se brenda 10 ditësh, Kosova i humbi tre kolosët e dijes dhe të atdhetarizmit. Tre Akademikët më të shquar që i pati: Esat Stavilecin, Mark Krasniqin dhe Pajazit Nushin! Ata, ishin bashkëthemelues dhe prijetarë të Lidhjes Shqiptare në Botë.
"Pata nderin dhe privilegjin e veçantë që për plot dy dekada të bashkëpunoj ngushtë me ta dhe të jem pranë tyre! "
Fotografinë e postuar shkruan në profilin e tij në facebook veprimtari i njohur nga Kosova në Zvicer Nazmi Jakurti, e ka fokusuar nga takimi i fundit me të tre së bashku në Langenthal, Zvicër!
I përjetshëm kujtimi për ta! I lehtë ju qoftë dheu i Kosovës! Ngushëllime shqiptarëve anëekënd botës! thotë ai

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat