Ironizoi me shqiptarët, Facebooku ia mbyll faqen politikanit zvieceran

Diaspora

Ironizoi me shqiptarët, Facebooku ia mbyll faqen politikanit zvieceran

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 13:41

Politikani zviceran në radhën e partisë nacionaliste SVP, Christoph Morgeli, më 26 gusht ka publikuar një foto të refugjatëve shqiptarë në vitin 1991, që largoheshin nga Shqipëria për në Bari të Italisë. Në foto ai ironizon, duke shkruar “Fuqia punëtore po vjen”.

Ka mjaftuar kjo, që të mbrijnë shumë ankesa në profilin e tij në Facebook, ku edhe kjo e fundit, ia ka mbyllur konton Morgelit, “se është kundër standardit të vlerave të Facebookut”.

Foto të ngjashme janë botuar nga partia neo-naziste në gjermani, NPD.

Facebook ia rihap profilin me foton kontraverse

Përkundër mbylljes së profilit, Facebooku pas disa ditësh ka toleruar hapjen e faqes së re të Morgelit, ku ai në statusin e parë do shkruante: “Haha unë erdha përsëri.”

Ndërsa në një postim më të gjatë, ai ka falenderuar Facebook-un, që mbrojti idenë e tij, duke mbrojtur njëkohësisht edhe lirinë e shprehjes.

“Të nderuar përdorues të Facebook-ut, kundërshtarë dhe miq të mi,
Ju lajmëroj se pas mbylljes së kontos sime, Facebooku përsëri mbrojti vlerën e lirisë së shprehjes, duke ma hapur profilin tim. Për këtë Facebooku meriton falenderim nga ana ime. Gjithashtu falenderoj edhe shumë mbështetës të idesë sime.” – Shkruan Christoph Morgeli më 2 shtator 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat