Festa e vjeljes së rrushit “Hardhfest 2015” në Rahovec

Diaspora

Festa e vjeljes së rrushit “Hardhfest 2015” në Rahovec

Nga: Nga Beqir SINA Më: 31 gusht 2015 Në ora: 13:39

Camaj : “Festivali i Vjeljes së Rrushit ‘HardhFest 2015’ do të mbahet më pesë dhe gjashtë shtator, -- kantina e famëshme në Rahovec - Kosovë - Stone Castel, është një ndër sponsorët dhe organizatorët kryesorë të festës, për vitin 2015, së bashku me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, dhe Kryetarin e Komunës së Rahovecit, z. Idriz Vehapi”.

Vera e lashtë sa dhe vetë bota, në prodhimin e saj ka një traditë 60 vjeçare - edhe në Kosovë. Ku më 1953 u ngritë edhe boudrumi - Kantina e Verës më e madhe në Ballkan ajo e Rahovecit, e cila dekadat e fundit është pagëzuar me emrin e kompanisë së njohur për prodhimin e verërave Stone Castel.

Kjo, kantinë me një vrashtari, që ka një traditë të trashëguar brez pas nga rahovecarët për kultivimin dhe prodhimin e rrushit - po i kushtonë punën dhe mundin prodhimeve të rrushit, duke u bërë dhe përfaqësues dinjitoz në tregun tonë kombëtar Shqipëri e Kosovë dhe atë ndërkombëtar, Europë dhe SHBA, dhe duke synuar tregun në Malajzi dhe Japoni.

Prej disa vitesh, ata, që e kanë bërë të famshme këtë verë edhe në tregun botëror si prodhues - është edhe një prej kompanive më të suksesshme në këtë fushë, është ajo e biznesmenit të shquar shqiptaro-amerikan, Rrustem Gecaj - nga Nju Jorku.

Gecaj - pas suksesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në fushën e biznesit, mbas çlirimit të Kosovës - disa vite më parë vendosi të investojë edhe në vendlindje.

Tashmë, në atë që dikur thirrej Boudrumi - por tani “Shtëpia e Verës së Mirë - House of Good Wines” - Kantina e verës “Stone Castle”, në pronësi të së cilës, është Rrustem Gecaj - është një histori suksesi - dhe këtë javë ajo do të jetë mikëpritëse për festivalin “Hardhfest 2015” apo Festivali i vjeljes së rrushit për këtë vit.

Një festë e lashtë, kjo, që ka traditën e saj edhe në Kosovë - Rahovec, i cili dallohet për vreshtarinë dhe këtë vitë, pra më 5 dhe 6 shtator (të shtunën dhe të dielën), sipas organizatorëve ka për të bërë edhe promovimin e prodhimeve vendore dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik, duke pas në focus të saj frutikulturën dhe turizmin rural, thonë organizatorët e saj.

Kjo festë tashmë tradicionale, e cila nisë me vjeljen e rrushit është mundësi e mirë, edhe për të treguar vreshtat e të Rahovecit dhe për të festuar prodhimtarinë e saj - vjeljen e begatë të këtij viti.

Këtë vit festa e rrushit do të shënohet me plot aktivitete interesante. Aty pritet të marrin pjesë për të promovuar produktet e tyre prodhues nga të gjitha trojet, dhe zyrtarët e lart të kësaj ministrie me ata të komunës së Rahovecit .

Aktivitetet, që organizatorët i kanë paralajmëruar për sivjet janë janë garat si vjelja e rrushit, gara në shtrydhje të rrushit, garat tradicionale lokale, përzgjedhja e mbretëreshës së vreshtave, kolonia e artistëve.

Gjithë festa do të përcillet me muzikë, ndërsa, do të organizohen edhe shetitje në vreshtat e Rahovecit e mbahet me këtë rast Panairi i verërave.

“Festivali i Vjeljes së Rrushit ‘HardhFest 2015’ do të mbahet më pesë dhe gjashtë shtator, - tregon menaxheri i kantinës, zoti Artur Camaj, dhe shtonë se për festën e vjeljes së rrushit - kantina e famëshme në Rahovec - Kosovë - Stone Castel, është një ndër sponsorët dhe organizatorët kryesorë të festës, për vitin 2015, së bashku me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, dhe Kryetarin e Komunës së Rahovecit, z. Idriz Vehapi”.
Ai, na tha se ata kan bërë të gjitha përgatitjet, e tyre, që ky festival, të dalë sa më mirë, duke shfrytëzuar të gjitha ambientet e Kantinës, prej nga vjelja e rrushit, panairi i verërave , dhe koncerte me muzikë të hapur.
Mirëpo, ajo që i ka gëzuar jashtë mase pronarin, drejtuesit e Stone Castel, dhe puntorët e saj , është se ky do të jetë edhe viti me prodhimtar i rrushit.

Camaj, tha se :”Simbas, të dhënave të marra nga grupi i ekspertëve, dhe analizave të bëra ka shumë gjasa që ky vitë të jetë më prodhimtari –. Duhet theksuar me këtë rast se përveç, rendimentit, rrushi do ta ketë edhe një kualitet shumë ma të mirë. Më konkretisht , ky është viti më i begatë në prodhimtari në dekadat e fundit në vreshtarinë e Kosovës”.
Nga kjo prodhimtari dhe cilësi e rrushit, kantina Stone Castel - një nga më të mëdhat në Ballkan, ka shancin për të rritur edhe kualitetin e verës së saj .

“Kështu, që mendojë unë, tha ai, ne synojmë të jemi më të sukseshmit në arenën ndërkombëtare . Pra, të jemi të parët në Kosovë dhe Shqipëri, por edhe në arenën ndër-kombëtare, duke synuar që në 2016 në çdo panair kombëtar dhe ndërkombëtar të marrim medaljen e artë, si vera më e mirë dhe ku Stone Castel, shpreson që në fillim të vitit -2016 të hyjmë fuqishëm edhe në tregun Amerikan”, na tha menaxheri i kantinës, zoti Artur Camaj.
Rrustem Geci, pronari i kësaj vreshtarie dhe kantine vere, është mjaft i kënaqur me punën e bërë këtë vit për arritjen e kësaj prodhimtarie, e cila është nga më të mirat e të gjitha kohërave.
“Fillimisht, thotë Gecaj, i faleminderohemi Zotit, natyrës, që ka qenë mjaft volitshme për një prodhimtari të tillë, e cila do të rrisi edhe kualitetin - por edhe punës së kujdesshme të drejtuesve të Stone Castel dhe puntorëve të kësaj vreshtarie”.

Duke folur për këtë investim të madh në Kosovë, zoti Gecaj tha se : “Përmes këtij investimi, jo vetëm që kemi ndihmuar në punësimin e qindra njerëzve, (mbasi ne kemi rreth 300 puntorë të rregullt, dhe 700 puntor në kohën e rrushit), por edhe kemi promovuar Kosovën, mbasi vera e kantinës “Stone Castle”, tashmë eksportohet në vendet më të rëndësishme në botë, duke shkuar deri në Malajzi dhe Japoni.

Vreshtaria dhe Verëtaria “Stonecastle Vineyards and winery” L.L.C. në Rahovec, është prodhuesi më i madh i verës në Kosovë dhe ndër më të mëdhenjët në Ballkan.

Kjo, kompani ka filluar veprimtarin prodhuse, që nga viti 1953, fillimisht si Ndërmarrje Shoqërore, ndërsa e privatizuar , nga pronari i saj shqiptaro amerikan Rrustem Gecaj dhe Hysen Gecaj, është në gusht të vitit 2006.

Kompania “Stonecastle Vineyards and winer y “L.L.C. posedon 2200 Hektar tokë bujqësore, nga të cilat 650 hektar janë vreshta aktive. Kapacitetet rezervuese të Verëtarisë janë 300 000 HL, nga të cilat 50 000 HL janë fuqi druri, për verat e cilësisë së lartë. -

“Themelimi i kësaj kantine nga ekspertë të periudhës së ish-Jugosllavisë dhe gjermanë, është bërë duke studiuar tokën, duke studiuar kushtet klimatike të favorshme për ngritjen e vreshtave në këtë rajon. Kështu që lindi kjo kantinë dhe me kualitetin e dëshmuar të cilësisë së verave tona, ne kemi arritur që në vitet ’80-të të eksportojmë në bashkësinë evropiane deri në 50 milionë litra”, - ka thënë për shtypin shqiptar menaxheri i kantinës, zoti Artur Camaj.

“Ne si biznes posedojmë rreth 700 hektarë vreshtë aktive. Kemi dy mijë e 200 hektarë tokë, të cilat shpresojmë se do të kthehen në vreshta të gjitha. Prodhimi mesatar vjetor është mbi 12 milionë litra verë. Si kantinë kemi një kapacitet stazhionimi deri në 30 milionë litra verë”, -shton Camaj.

Simbas tij Kantina “Stone Castle” prodhon 18 lloje të ndryshme vere dhe rakie.

“Ne kemi mbi 18 produkte të verës dhe të rakisë. Eksportojmë pothuajse në të gjitha shtetet evropiane, përjashtuar shtete nordike, pasi aty nuk jemi. Eksportojmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Eksportojmë në Turqi, në Nigeri dhe së shpejti shpresojmë që të fillojmë eksportimet edhe në Malajzi dhe Japoni”, -tregon menaxheri Camaj.

Vera e Rahovecit vlerësohet kryesisht për cilësinë dhe pastërtinë e saj. “Vera jonë, sidomos ajo ‘Chardonnay’, vlerësohet shumë në tregun rajonal dhe në atë europian për cilësinë shumë të pastër të këtij varieteti. Kantina jonë ka veçorinë se të gjitha verërat që ne i prodhojmë, i kemi të pakombinuara. Ato janë të pastra 100 për qind, që nga aroma dhe e gjithë struktura”, -ka shpjeguar Camaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat