Engjellori, Mark Krasniqi jeton në kujtimet tona

Diaspora

Engjellori, Mark Krasniqi jeton në kujtimet tona

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 11:32

Lajmi për vdekjen e Profesor Mark Krasniqit, ashtu si për gjithë shqiptarët, ishte tronditëse edhe për ne, mergatën shqiptare në Pfaffenhofen të Bayernit me rrethinë. Mark Krasniqi, me atë urtinë e tij engjellore, pati depërtuar në çdo familje, të cilët sot ruajnë kujtimet më të mira për të. Ishte një shenjtor. Edhe pse ishte i moshuar, ne pritnim akoma nga ai, qoftë edhe një fjalë, sepse fjalët e Tija ishin vepra. Kujtimin për të do ta ruajmë në shpirtë e zemër. Do ta ruajmë për jetë të jetëve.
Andaj, anëtarësia e gjer e Shoqatës Kulturore Shqiptare “Salih Çekaj” në Pfaffenhofen, shpreh ngushllime Akademisë së Shkencës dhe Arteve të Kosovës, farefisit të Tij, si dhe gjithë shqiptarëve në përgjithësi.
Në emër të SHKSH”Salih Çekaj”, Osman Ferizi, kryetar

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat