SHBA: Shtatë vjetori i të rinjve demokrat në New York- fituesit marrin çmimet

Diaspora

SHBA: Shtatë vjetori i të rinjve demokrat në New York- fituesit marrin çmimet

Nga: Nga Beqir SINANga Beqir SINA Më: 29 gusht 2015 Në ora: 16:22

NEW YORK CITY: Më 27 gusht konventa e e të rinjëve Demokrat të Manhattanit – Nju Jork, ishte mikëpritëse e një ngjarje e konsideruar nga demokratët njujorkez, si nga më të mëdhatë politike, të këtij viti për të rinjët e të rejat politikane nga Partia Demokrate në këtë qytet i cili dominohet nga Partia Demokrate.
Në darken vjetore, ku për të shtatën vitë me rradhë u ndanë edhe çmimet e këtij viti – për herë të parë me çmimin vjetor, u nderua edhe një politikan i ri shqiptaro amerikan – Ken Biberaj, një figurë mjaft e njohur në qarqet politike amerikane, por edhe tek shqiptarët e Amerikës.
Pas marrjes së këtij çmimi zoti Biberaj, duket se nuk e ka fshehur gëzimin e tij, duke postuar në statusin e tij në facebook – edhe një shënim, ku ai ndan me miqt e tij gëzimin.
Ai thotë se: “Ishte me të vërtet emocionuese të jemë edhe unë fituesi i çmimit :” Manhattan Young Democrat's ", ku çdo i politikan i ri e merr për atë që ka bërë"! Ishte një gëzim i veçantë, të marr këtë çmim mes kaq shumë miqve të mijë dhe zyrtarëve të lart” ka shkruar Biberaj.
Në mbrëmjen Gala për ndarjen e çmimeve MYD - morën pjesë më shumë se 700 politikan demokratë, të angazhuar politikisht në pjesë të ndryshme të Nju Jorkut, figura legjendare të kësaj partie në qytet, afaristë, avokatë, artistë, studentë, dhe përfaqësues të institucioneve shtetrore.
Këtij eventi iu bashkuan edhe një grup i zyrtarëve të zgjedhur nga Partia Demokrate në Nju Jork.
- Ndër të ftuarit të veçantë të kësaj mbrëmje Gala , ishin edhe-
• Kryetaria e Këshillit të Bashkisë së Nju Jorkut - Melissa Mark-Viverito
• Ish -Guvernatori i Nju Jorkut, David. A. Paterson
• Lituenat Guvernator Kathy Hochul
Kontrollori i qytetit Tom DiNapoli •
• Kryetari i Kuvendit Asamblesë së Nju Jorkut, Carl E. Heastie
• Avokati Publik i qytetit, Tish James
• Presidenti NYC Borough Gale Brewer
• Presidenti Brooklyn Borough Eric Adams
• Senatoria e shtetit Liz Krueger
• Senatori i shtetit Brad Hoylman
• Assemblyman Keith L.T. Wright
•Assemblyman Richard N. Gottfried
•Assemblywoman Deborah Glick
• Këshilltaria Inez Dickens
• Këshilltari Dan Garodnick
• Këshilltari Mark Levine
• Këshilltari Corey Johnson
• Këshilltari Costa Costantinides
• Këshilltaria Helen Rosenthal
Ndërsa, çmimin “Manhattan Young Democrat’s 2015”, për këtë vit e morën :
• Ken Biberaj - Kryetar i Bordit në Dhomën e Tregtisë Manhattan
• Alex Gleason – Kryetar në Këshillin e Politikave në New York City AFL-CIO.
• Kat Kane; Shkrimtar i njohur dhe strateg në Bordin Creative të fushatës “Hillary për Amerikën”;
.
• Eunic Ortiz - Presidenti, i Stonewall Drejtor i Komunikacionit Online në sindikatën e puntorëve 1199 SEIU.
• Andrew Gounardes - Këshilltari për Kryetarin e Bashkisë në Brooklyn me Presidenti Eric Adams
Ken Biberaj për Shqiptarët është bërë i njohur për veprimtarinë e tij në komunitet si një ekzekutiv i suksesshëm në drejtimin e grupit të biznesit që ka në pronësi edhe restorantin Russian Tea Room si dhe për kandidimin e tij për Keshillin e Bashkisë së qytetit të Nju Jorkut.
Me nxitjen e tij, disa veprimtari shumë të rëndësishme zyrtare të komunitetit janë zhvilluar në këtë në qytetin Manhattan,ku Biberaj jeton dhe ushtron profesionin e tij dhe ka verimptarinë politike.
Ken ka qenë shumë aktiv në organizatën e sipërmarrsve shqiptarë APEN dhe ka kandiduar për postin e Këshilltarit Bashkiak në Upper West Side, me një fushatë që u vlerësua nga media kryesore e vendit.
Aktualisht, ai është Kryetari i Bordit të Drejtorëve të Dhomës sëTregtisë në Manhattan.
Keni, është djali i drejtuesit të njohur të “Zërit të Amerikës” Dr. Elez Biberaj - Drejtor i Divizionit të Euroazisë - autori i tre librave për Shqipërinë dhe kontribues kapitujsh për disa të tjerë.
Ken Biberaj - përveç diplomave akademike, ka një përvojë politike e cila përfshinë punën që ai bëri gjatë fushatës së kandidatit demokrat për president Xhon Kerri në vitin 2004, dhe ka punuar për Presidentin Bill Klinton dhe Fondacionin e tij.
Kjo përvojë në fushën politike me dy gjigandë të politikës amerikane, e bën Ken Biberaj dy vite më parë edhe një kandidat serioz për të kandiduar në Këshillin e Bashkisë së New Yorkut.
Ish – Gazetari i Zërit të Amerikës, Frank G. Shkreli, ka thënë se “Keni, është histori suksesi e fëmijëve shqiptarë të lindur dhe të rritur në Amerikë. Ai është lloji i historisë, së fëmijëve tanë, që na bën të gjithë shqiptarëve, të jemi krenarë që jemi amerikanë me origjinë shqiptare. Frymëzuar nga i ati dhe gjyshi i tij – dajat dhe të afërmit e tjerë të familjes së tij, punës së tyre të vështirë dhe përgjegjësinë e tyre kujdesin për fatin dhe mirëqenien e e tyre dhe fëmijve të tyre, Ken është guximi i një djali që shkonte përpara me vendosmëri të fortë për të dhënë diçka ndryshe në këtë komunitet dhe për çdo gjë për SHBA, për atë që ky vend ka bërë për ne këtu si Shqiptaro-Amerikanë, por dhe për popullin tonë në Shqipëri , Kosovë dhe viset shqiptare në Ballkan”.









Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat