Rikard Shpori Kryetar i Bashkesise Shqiptare ne Montreal dhe Kebek te Kanadase ngushëllon familjen e akademik Mark Krasniqit

Diaspora

Rikard Shpori Kryetar i Bashkesise Shqiptare ne Montreal dhe Kebek te Kanadase ngushëllon familjen e akademik Mark Krasniqit

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 13:06

Shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të akademikut Mark Krasniqi. Se me ndarjen nga jeta të akademikut Krasniqi, kombi ynë ka humbur një nga shtyllat kryesore të mendimit kombëtar, një pajtimtar të madh dhe një udhërrëfyes të shqiptarizmës . Lajmi për ndarjen nga jeta të akademikut Mark Krasniqi Nderi i Kombit Shqiptar, na ka pikëlluar të gjithëve ne. Ne këtë moment të dhimbshëm, na lejoni që në emrin tim dhe Bashkësisë Shqiptare të Montrealit, t'ju përcjellm ngushëllimet tona më të sinqerta për humbjen e bashkëshortit dhe babait të dashur, bashkë kombasit, akademikut, profesorit, letrarit, etnografit, publicistit dhe politikanit. Me ndarjen nga jeta të akademikut Mark Krasniqi, kombi ynë ka humbur një nga shtyllat kryesore të mendimit kombëtar, një pajtimtar të madh dhe një udhërrëfyes të shqiptarizmës. Jeta, vepra, puna dhe amaneti i akademikut Mark Krasniqi janë mësimi më i mirë se si duhet të jetohet, veprohet dhe punohet për të mirën e kombit. Ndarja nga kjo jetë e akademikut Mark Krasniqi, është humbje e madhe për të gjithë kombin tonë.
I dashur Profesor Mark Krasniqi, Prehu në paqe të perjetshme. Me pikëllim te thellë prane jush Rikard Shpori Montreal Kebek Kanada.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat