Dega e LDK-së në Zvicër ngushëllon familjen Akademik Mark Krasniqit

Diaspora

Dega e LDK-së në Zvicër ngushëllon familjen Akademik Mark Krasniqit

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 12:30

Dega e LDK-së në Zvicër ngushëllon familjen e Të ndjerit Akademik Mark Krasniqi me rastin e vdekjes. Me pikëllim dhe dhembje të madhe e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të akademik Mark Krasniqi.

Sot të gjithë ne e humbëm një mik, një profesor, një akademik, një shkencëtar, një mentor që me përkushtimin e tij dhe me profesionalizmin ishte shembull për të gjithë se si të punohet dhe të jetohet.

Do ta kujtojmë përgjithmonë si patriot, si një ndër akademikët, e profesorët më të mirë që ka pasur Kosova.

Ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve të akademik Mark Krasniqi. Ne lutemi bashkë me familjen Krasniqi miqtë e të ndjerit, që shpirti i të ndjerit të gjejë paqen e merituar! Qoftë i për- jetshëm kujtimi për Urtakun e Dardanisë Antike!

Lavdi jetës dhe veprës së atdhetarit Akademik Mark Krasniqi! Me dhimbje e respekt të thellë, Dega e LDK-së në Zvicër, Haki Latifi, Kryetar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat