Gruevski nuk njeh diasporën shqiptare nga Maqedonia

Diaspora

Gruevski nuk njeh diasporën shqiptare nga Maqedonia

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 14:24

Qëndrimi i jonë është se mërgimtarët duhet të kanë përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë dhe edhe më andej do të japim kontributin tonë në këtë drejtim që diaspora të marr pjesë në jetën politike në vend, deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski pas takimit me diasporën maqedonase në Vjenë, Austri, transmeton zhurnal.mk

“Ai ishte një projekt për të cilin flitej shumë para vitit 2006, megjithatë asnjë qeveri nuk e realizoi.

Ne e premtuam kur ishim opozitë në vitin 2004 dhe pastaj pas ardhjes tonë në pushtet arritëm që t`i bindim edhe partitë tjera politike dhe diasporën tonë, maqedonasit që janë shpërngulur nga Republika e Maqedonisë, të cilët shumë i ndihmojnë të afërmve të tyre në Maqedoni, të kanë së paku një pjesëmarrje simbolike në krijimin e politikave, të kanë pjesëmarrje të tyre përmes dhënies së ideve, kërkesave, propozimeve, kritikave etj.”, deklaroi Gruevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat