Kryesia e Degës së LDK-ës në Zvicër: Prehu i qetë në dheun e Kosovës, akademik Mark Krasniqi

Diaspora

Kryesia e Degës së LDK-ës në Zvicër: Prehu i qetë në dheun e Kosovës, akademik Mark Krasniqi

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 09:25

TELEGRAM NGUSHËLLIMI
Familjes Krasniqi
Prishtinë – Kosovë

Zvicër, 28.08.2015.
Me rastin e vdekjes së Akad. Mark Krasniqit, personalitetit më të shquar akademik i cili me dijen e tij si askush tjetër i shërbeu Kosovës dhe njëriut më të afërt që kishte Presidentit Rugova, kryesia e Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Zvicër, me të gjitha strukturat organizative u shpreh ngushëllime të sinqerta familjës së ngushtë, strukturave akademike e shtetërore të Kosovës, miqve dhe të njohureve, për ndarjen fizike nga ne të njeriut më të dashur që kishte vendi Ynë!
Po ashtu Dega e LDK-së në Zvicër i shprehë ngushllime PSHDK-së e cila për vitet të tëra e kishte jo vetëm udhëheqës politik dhe vizionar, por edhe rrëfyes të demokracisë, urtësisë dhe atdhedashursisë patriotike për KosovëN!...
Akademik Mark Krasniqi si askush tjetër kaloi kohëra të vështira, por si askush tjetër, pa u përkulur i sfidoi të gjitha prapshtitë duke u shndërruar në një personalitet të shquar me të cilin kurdoherë do të krenohen brezat dhe të gjithë ata që do ta gëzojnë Lirinë e Kosovës!
Andaj familjarë të Akademik Mark Krasnhiqit, miq e farefis, si dhe bashkëpunëtor shkencor e bashkëvkohanik të tij politik, në Kosovë dhe Diasporë, veçmas Dega e PSHDK-së dhe ajo e LDK-së në Zvicër, kanë arsye të jenë krenar për prezencen e Tij në Zvicër, dhe sidomos për respektimin që Akad. Mark Krasniqi e pat për diasporën, për të cilën ai e vlersonte vazhdimisht se gjithmonë ishte në shërbim të Atdheut.
Akad. Mark Krasniqi, le të prehet i qetë në Dheun e Kosovës të cilën aq shumë e dashti, për të cilën punoi dhe jetoi deri në çastin e fundit të jetës së Tij!
Lavdi jetës dhe veprës së Akad. Mark Krasniqit!

Shefqet Dibrani,
Kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat