7000 Numrat e Artë të Kombëtares

Diaspora

7000 Numrat e Artë të Kombëtares

Nga: Shkruan:BAHRI RASHICA Më: 5 gusht 2015 Në ora: 09:42

Ditë më parë gazeta jonë Kombëtarja "Bota sot",rrumbullakësoi numrin e 7000-të të daljes.Pas 26 qershorit 2015 kur festuam 20 vjetorin e gazetës,tashmë kaluam numrin e 7000-të me sukses të madh pasi që nga numri i parë (26 qershor 1995) e deri më sot "Bota sot"nuk ndryshoi.Dhe për këtë ka fituar besnikërinë e lexuesit !!! Të kalojnë 7000 mëngjese me "Bota sot" do të thot se edhe dita të ka shkuar mbarë apo siq thot populli"Dita e mirë shihet me mëngjes".7000 numrat e artë të Kombëtares"Bota sot"jan histori e cila e filloi me Epokën e Presidentit Historik dr.Ibrahim Rugovës,vazhdoj me legjendën Adem Jasharin ,hyri me lirinë dhe preku Pavarësinë e Kosovës.Por"Bota sot"vazhdon falë botuesit Xhevdet Mazrekajt dhe stafit të saj të cilët pak pushojnë dhe me sukses arritën te numri i 7000-të.Urojmë që Kombëtarja "Bota sot" të vazhdoj me suksese numër pas numri,me fat dhe Zoti e bekoftë Kombëtaren"Bota sot" !

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat