Shoqata “Sali Çekaj”, AGIMI ishte vazhdimisht në shërbim të atdheut për liri e bashkim kombëtar

Diaspora

Shoqata “Sali Çekaj”, AGIMI ishte vazhdimisht në shërbim të atdheut për liri e bashkim kombëtar

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 13:07

TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR:
FAMILJEN E NDERUAR MEHMETI

Dhe shoqatën e ish – Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës - FARK

Me rastin e ndarjes nga jeta të eprorit të lartë ushtarak AGIM MEHMETIT, Ish zëvendësministër i parë i Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës gjatë luftës, ju shprehim ngushëllime të sinqerta të gjithë familjarëve dhe Shoqatës së Ish-MMRK-FARK dhe njëherit i bashkëngjitemi pikëllimit e dhimbjes suaj, të arsyeshme, për ta përballuar bashkërisht, këtë humbje të madhe për të gjithë familjarët, bashkëpunëtorët dhe veprimtarët institucional të ish –MMRK-FARK.
AGIM MEHMETI, ka lënë gjurmë të pa shlyera në veprimtarin e tij profesionale, si epror i lartë ushtarak, si Ish-zëvendësministër i parë i Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës gjatë luftës, krijimin dhe zhvillimin e FARK-ut, në afrimin dhe bashkimin e të gjitha forcave në luftë për liri e pavarësi të Kosovës, gjithnjë me përpjekje profesionale, njerëzore dhe institucionale.
AGIMI ishte vazhdimisht në shërbim të atdheut për liri e bashkim kombëtar.
Familjarë, miq e dashamirë, si dhe bashkëpunëtor e bashkëveprimtarë duhet të jenë përherë krenar me veprimtarinë e tij të njohur atdhetare. Bashkëpunoj me urtësi, maturi e profesionalizëm në bashkimin e të gjitha forcave në luftën për liri e pavarësi në mënyrë institucionale në bashkërenditje dhe veprim të përhershëm me kolonel Ahmet Krasniqin, Ministër i parë i MMRK-FARK me Salih Çekajn, Agim Ramadanin, tani më heronjë të Kosovës dhe me shumë bashkëpunëtor e veprimtar tjerë të çështjes kombëtare.
Le të prehet i qetë në tokën e Kosovës që aq shumë e deshi dhe luftoi për liri e pavarësi të saj, i qoftë i lehtë dheu i saj si jorgan i Dardanisë, që ruan dhe mbulon veprimtarin e tij atdhetare, që do të jetë dhe shërbej si shembull për brezat e ardhshëm, se si duhet vepruar për atdhe...
Lavdi jetës dhe veprës së tij atdhetare
Saim Tahiraj, Kryetar
04-08-2015

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat