LDK në SHBA telegram ngushëllimi familjes Mehmeti

Diaspora

LDK në SHBA telegram ngushëllimi familjes Mehmeti

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 12:35

Shume e nderuara familje Mehmeti,

Me dhimbje e pikëllim të thellë mësuam lajmin e hidhur për humbjen e më të dashurit Tuaj, veprimtarit, ushtarakut profesionist, institucionalistit , atedhetarit te devoteshem dhe ish zëvendës Ministrit të Republikës së Kosovës të ndjerit Agim Mehmeti.

Familja Mehmeti, miqet dhe ne mergimtaret shprehim ngushëllimet më të sinqerta në emrin tim, të Degës së LDK-së në SHBA.

Ju Familje e nderuar Mehmeti dhe ne me ju bashknë,dhimbjen e madhe dhe humbjen e pakompensueshme ta shenderrojme ne mburrje e krenari per prindin,vëllaun dhe kryefamiljarin e pashoq.

Lavdi jetës dhe veprës së atdhetarit Agim Mehmeti!

Me dhimbje e respekt të thellë
Dega e LDK-së në SHBA,
Ramadan Gashi, Kryetar

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat