Telegram ngushëllimi: Vepra e Agim Mehmetit, udhërrëfyes derisa të ekzistojë kombi shqiptar

Diaspora

Telegram ngushëllimi: Vepra e Agim Mehmetit, udhërrëfyes derisa të ekzistojë kombi shqiptar

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 12:31

Ushtarakët madhor të ish Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës:

E nderuara familje Mehmeti, popull i nderuar shqiptarë, të nderuar bashkëpunëtor, të nderuar kolegë,
Lajmi i hidhur, shumë pikëllues dhe tronditës për vdekjen e hershme të Zëvendësministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Agim Mehmeti për ne ushtarakët është një dhimbje shumë e madhe.

Ëndrra dhe amaneti i tij i përjetshëm për unifikimin e të gjitha strukturave shoqërore, ushtarake, pa përcaktime fetare e ngjyrash politike për tu bashkuar dhe për të punuar në çështjen kombëtare do të jetë obligim dhe udhërrëfyes për të gjithë ne derisa të ekzistojë kombi shqiptar.

Ngushëllime familjes Mehmeti, popullit shqiptarë, kolegëve, bashkëpunëtorëve, ushtarëve të tij me respektin dhe nderimet më të larta.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!
Shpirti i tij pushoftë në paqe!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat